Diën e Shtunë vendi ynë parashikohet me mot fillimisht në orët e para të ditës me kthjellime si dhe vranësira kalimtare. Më pas mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intenistet të ulët.
Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intenistet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Lokalisht këto reshje mund të jenë problematike. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe luginia era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3 ballë.










