Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”!
Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi europën qëndrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.
Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell.












