Silvio Berlusconi ka vdekur në spitalin San Raffaele në Milano, raportuan këtë të Hënë mediat italiane.
Sipas “Corriere Della Sera”, lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua sot në moshën 86 vjeçare.
Berlusconi u kthye në spital të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë – 45 ditë – i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina, partnerja e Berlusconi-t.











