Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë shira të përkohëshëm në të gjithë vendin; përjashtuar ekstremin jugor ku nuk priten reshje.
Në zonat malore përgjatë kufirit lindor do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijojn me kthjellime dhe vranësira të dendura.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 40 km/h nga drejtimi verior –veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.











