Për ditën e Enjte vendi moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta kalimtare.
Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell. Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.











