InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nga transporti falas te shkollat e kopshtet, Këlliçi prezanton planin për Tiranën: Synimi, ulja e kostos së jetesës për qytetarët

9 Maj, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Nga transporti falas te shkollat e kopshtet, Këlliçi prezanton planin për Tiranën: Synimi, ulja e kostos së jetesës për qytetarët

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi ka shpalosur një pjesë të programit të tij për qytetarët e Tiranës teksa ka folur dhe për takimet me banorët në fshat dhe qytet.

I ftuar në News24, ai theksoi se në fokus të programit të tij është ulja e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

“Ka qenë një fushatë intensive, ku unë kam pasur mundësinë t’iu flas qytetarëve të Tiranës kudo.

Kam zhvilluar një tur dëgjimi me të gjithë banorët. Duke qenë se jam deputet i zonës, pak a shumë i di problematikat që ka fshati dhe qyteti, por nga ana tjetër realiteti është tjetër kur e prek vetë në terren. Kam parë situata që më kanë ngarkuar shpirtërisht dhe emocionalisht, por më ka ndihmuar dhe për programin.

Shënjestër kryesore të programit tim kam pasur uljen e kostos së jetesës për qytetarët. Kemi hartuar një program që ka zgjidhjet për problemet e qytetarëve, siç është transporti. Unë kam thënë autobusin falas, për të cilin lekët do gjenden nga paratë që shkojnë për inceneratorin e Tiranës.

Ndihmojmë 200 mijë qytetarë në ditë dhe kushton vetëm 6.8% të buxhetit, kjo masë i lehtëson me 52 mijë lekë në muaj. Si i djathtë që jam mua më intereson që paratë të rrinë më mirë në xhepin e tyre se sa të shpenzohen. Autobusi ka rezonuar më shumë me qytetarët e Tiranës. Nuk flitet vetëm për biletën 40 lekëshe.

Por në zonat rurale ka një impakt të jashtëzakonshëm. Është 200 lekë në Shëngjergj. Është një kursim i jashtëzakonshëm për qytetarët, që t’iu lehtësosh transportin dhe t’iu kursesh para në xhep”, deklaroi Këlliçi.

Ai tha më tej se kjo gjë inkurajon përdorimin e autobusëve dhe dekurajon përdorimin e makinave private duke ulur trafikun teksa foli dhe për rinovim të flotës së autobusëve.

“Kam premtuar se do vendos kamera monitorimi brenda çdo autobusi për disa probleme që shqetësojnë qytetarët. Kemi rastin e ngacmimeve seksuale dhe ne e bëjmë më tërheqës përdorimin e autobusit dhe ulim numrin e makinave në Tiranë. Ka dhe një aspekt të rëndësishëm që është pastrimi i ajrit”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te problematikat në disa zona, Këlliçi tha se Astiri ka 70 mijë banorë, një nga zonat me rritjen më intensive, që është zhvilluar më së shumti.

“Metri katror ka shkuar 1000-1200 metër katrorë dhe është një zonë që nuk ka rrugë, nuk ka kopshte, nuk kanë shkolla. Nuk marrin asnjë shërbim. Zona shëndetësore që është ngritur në Unazën e Re në Yzberisht është një qendër e vogël ambulante që mund t’iu shërbente 500-600 banorëve.

Këtu në Shkozë kam takuar një zotëri që erdhi me dokumentet e IMT-së, më tha më kanë prishur shtëpinë, i kam kërkesë bashkisë për t’u trajtuar me bonus qiraje dhe përgjigjja ishte që ju nuk ju është shembur shtëpia. ka dhe raste të tilla.

Si rasti i zonjës në fjalë janë të shumta. Janë të shumta shqetësimet nga banorët dhe për devijimin e lumit Lana për të hapur një shesh për ndërtim”, tha Këlliçi.

Lidhur me urbanët falas, ai theksoi se personeli nuk preket.

“Ne do të modernizojmë stacionet, do t’i shtojmë stacionet dhe do t’i çojmë pranë zonave të banuara. Është një masë që buxhetit të bashkisë i kushton vetëm 6.8%. Një bashki që harxhon 60 % të buxhetit të bashkisë për paga, luks, koncerte, ne harxhojmë vetëm 6.8% për transportin”, tha Këlliçi.

Ai foli dhe për termoizolimin e pallateve me sistem kapotë. Po kështu tha se do të vendosen ashensorë në pallatet që nuk i kanë duke nisur nga njësia 8. Kandidati i opozitës deklaroi se nuk do të preket prona e asnjë qytetari.

“Ka një problem në Tiranë nuk rrezikohen vetëm banorët e pallateve të reja, por banorët autoktonë. Prona është e shenjtë, prona nuk do i preket asnjë qytetari. Për çfarë ka në dorë bashkia e Tiranës, unë i garantoj qytetarët që prona nuk do iu preket.

Shkolla me dy turne duhet të marrë fund në Tiranë. Do duhet të ndërtojmë shkolla të reja. Nuk ka kopshte e çerdhe dhe prindërit detyrohen t’i çojnë në institucione private, është një barrë për çdo familje. Në programin tim janë shkolla, kopshte e çerdhe”, tha Këlliçi.

Të Lidhura

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”
Artikuj

“Nga auditimi te përfitimi: konflikti i interesit pas formulës së pagave të magjistratëve”

12 Shtator, 2026

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës
Artikuj

Ditëlindja e Gjeniut/ Ndue Shyti, “Paganini” i çiftelisë që bëri Pukën të dëgjohej në skenat e botës

10 Shtator, 2026

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com