InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Dëmshpërblim sipas tregut për pronën”- Belind Këlliçi paraqet projektin në Laprakë: Ulje e kostos së jetesës, mbështetje familjes

14 Prill, 2023
in InfoPress, Politikë
A A
“Dëmshpërblim sipas tregut për pronën”- Belind Këlliçi paraqet projektin në Laprakë: Ulje e kostos së jetesës, mbështetje familjes

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takim me banorët e Njësisë Nr.11 në Laprakë. Në këtë zonë, vitet e fundit, për shkak të ndërtimit të Unazës së Re por edhe të projekteve të rindërtimit, shumë banorë kanë humbur pronën e tyre, ndërsa nga bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj, nuk janë dëmshpërblyer. Për këtë problem që prek shumë familje në këtë njësi, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit të bëhet dëmshpërblim i plotë i banorëve dhe me çmimin e tregut.

“Çdo shtëpi që është prishur në Njësinë Nr.11 nga projektet e infrastrukturës, të rindërtimit, do të dëmshpërblet një për një në mënyrë të drejtë me metra katror, dhe me çmimin e tregut. Shtëpitë afër shinave, që do të prishen për zgjerimin e hekurudhës, ku janë vendosur dhe një pjesë e madhe e komunitetit rom, do të dëmshpërblen një për një dhe do të jenë plotësisht në vëmendjen e bashkisë”-u shpreh Belind Këlliçi.

Në këtë kontekst, duke folur për projektvendimin e qeverisë për auditimin e pallateve 50-vjeçare, Belind Këlliçi u shpreh se asnjë pallat në këtë moshë nuk do të shembet. Madje, ai siguroi se pas 14 majit këto pallate të rikonstruktohen me sistem kapot, e cila minimizon kërkesat për energji të familjeve që banojnë në to.

“Në lidhje me godinat 50-vjeçare. Asnjë pallat i vjetër nuk do të prishet, madje do të ndërhyjmë për të bërë të mundur veshjen e pallateve me kapot, për të kursyer energjinë. Ky është një premtim që e jap para jush, nuk do t`i preket prona asnjë qytetari, asnjë familje”-tha kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Problemet e infrastrukturës në Laprakë janë shqetësim parësor për banorët. Belind Këlliçi u angazhua që në këtë zonë, pasi ai të marrë drejtimin e bashkisë Tiranë, të kryhen investime në rikualifikimin urban dhe infrastrukturën e lagjeve.

“Sistemimi i bllokut, me shtëpi private afër fabrikës së tullave. Rrugë të paasfaltuara që ju i shihni çdo ditë, rrugët janë pa trotuare dhe pa ndriçim, ne në këtë zonë do të bëjmë një ndërhyrje të plotë. Do të rregullojmë infrastrukturën rrugore në Kodër Kamëz edhe te Treshi. Do të marrë fund historia, që nënat e reja, nuk kanë trotuar që të nxjerrin fëmijët me karrocë. Padiskutim do të ndërhyjmë në kanalizim për të shmangur përmbytje në zonën e “Zogut të Zi” në zonën e “Dërrasave”,-u shpreh Belind Këlliçi.

Një tjetër premtim është ai për ndërtimin e kopshteve, shkollave dhe çerdheve, të cilat edhe në Njësinë Nr.11 nuk janë të mjaftueshme.

“Zona e Bregut të Lumit, ka vetëm një çerdhe të vogël dhe një kopësht pa drekë. Historia e zonave, e njësive, që nuk kanë kopshte, shkolla dhe çerdhe do të marrë fund. Unë jam ndalur në planin tim për arsimin, në propozimin që kam bërë për taksën e 3% që do të dedikohet për kopshte e çerdhe dhe nëse nuk mjafton, i gjithë 8% i taksës së infrastrukturës që vjen nga lejet e ndërtimit, do të shkojë për çerdhe, kopshte dhe shkolla”-u shpreh kandidati opozitës para banorëve të Laprakës.

Prioritet për Belind Këlliçin do të jetë zbutja e kostove të jetesës për qytetarët. Ndaj, një ndër pikat e rëndësishme që ai ka në programin e tij, është bonusi i qirasë për familjet dhe çiftet e reja, të cilat sot nuk arrijnë të blejnë një apartament, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të apartamenteve.

“Do të ketë një bonus qiraje padiskutim për çiftet e reja që e kanë sot të pamundur me një rrogë mesatare në Tiranë, që i duhen 96.4 vite jetë për të blerë një apartament 90 metër katror dhe familjet në nevojë që e kanë të pamundur ta përballojnë jetesën apo qeranë, për shkak të një flluske të madhe që ka ngritur kryebashkiaku aktual në këto 8 vjet të pastrimit të parave me mafien e ndërtimit, kjo histori do të marrë fund. Fusha e sportit në bllokun “Gintash” do të kthehet funksionale gjatë gjithë ditën. Edhe kinemaja do të jetë e hapur gjatë gjithë kohës për aktivitete në zonë”-tha Këlliçi.

Uji i pishëm do të jetë në fokusin e Belind Këlliçit. Para banorëve të Laprakës ai u zotua që pas 14 majit do të punojë që në Tiranë të arrihet furnizimi i qytetarëve deri në 17 orë në ditë.

“Do të ndërhyhet padiskutim në çështjen e ujit të pishëm. Uji i pishëm është një problem. Unë kur kam qenë këtu më keni thënë që keni një ose dy orë ujë mesatarisht në ditë. Po çfarë mund të bëjmë është kjo, që realisht ne të kemi në çezmat tona në Tiranë ujë të pijshëm minimalisht 14 orë në ditë deri në 17, në mënyrën optimale do tentojmë 20-tën. Por minimalisht të kemi 14 orë ujë të pijshëm në Tiranë”-tha Këlliçi.

Për projektin e transportit public falas, Belind Këlliçi tha para banorëve të Laprakës, se kanë punuar ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj.

“Erion Veliaj është i tmerruar nga premtimi që atë do ta nxjerri pikësëpari nga zyra në 14 maji, autobusi falas. Unë do e bëj realitet pas 14 majit. Me këtë premtim janë marrë ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj të transportit rrugor, inxhinier dhe persona që përfaqësojnë shoqatën lokale dhe kombëtare të transportit urban. Thonë që është vetëm çështje vullneti, ne nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur”, pohoi Këlliçi.

Por çfarë përfitojnë qytetarët nga këto propozime të Belind Këlliçit? Përgjigjen e dha vetë ai para banorëve në Laprakë, duke u shprehur se programi dhe paketa e masave që ai propozon, ka tre shtylla kryesore dhe që lidhen kryesisht me uljen e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës.

“E gjithë paketa e masave që unë propozoj fokusohet në tre shtylla kryesore. E para është ulja e kostove të jetesës. Problemi kryesor që ka Tirana sot është shtrenjtimi i çmimeve, kostot e larta, pamundësia e familjeve në Tiranë për të përballuar muajin. Dhe kjo është ajo që po vret shpresën në këtë vend, dhe po largon të rinjtë çdo ditë e më shumë nga vendi. Unë do të fokusohem shumë fort te familja, ke familjet e reja, te nënat e reja, dhe padiskutim te e ardhmja e fëmijëve. E ardhmja e fëmijëve nis edhe që tek edukimi në parashkollor, por nis edhe te krijimi i një shprese për ta mbajtur një fëmijë këtu në të ardhmen”-u shpreh Belind Këlliçi.

Në fund, Belind Këlliçi ka dhënë një premtim edhe për të gjithë punonjësit aktual të bashkisë, që kërcënohen me vendin e punës nëse nuk votojnë Erion Veliajn.

“I garantoj të gjithë ata që janë shqetësuar, sepse marr mesazhe, ja jap prapë nga Lapraka mesazhin: kushdo që hiqet nga puna për arsye politike sepse nuk voton Erion Veliajn, mbas datës 14 majit me Belind Këlliçin do të kthehet në detyrën e vet në punë në administratën e bashkisë Tiranë. Sikundër kushdo që është aty për të qenë patronazhist apo aktivist, të iki ta bëj atë punë te Partia Socialiste sepse administrata e Bashkisë Tiranë do të punojë për qytetin, për Tiranën”.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com