InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çdo ecje, një denoncim – Belind Këlliçi me banorët në Tiranë: Duhet ndryshim

9 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Çdo ecje, një denoncim – Belind Këlliçi me banorët në Tiranë: Duhet ndryshim

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Këtë fundjavë Belind Këlliçi u ndal në zonën e “Tregut Ushqimor”, ku dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet. Shumë treguan se po mbajnë hapur qepenat, por nuk po shesin asgjë, për shkak të shpopullimit, renjes së konsumit dhe varfërisë.

_“Mos pyet për punë, ja po e sheh vete, e shtunë sot. Sot kam shitur një palë këpucë gjithë ditën dhe jetoj me të. Kemi dhënë boll për atë, unë me thënë të drejtën kam dhënë boll për atë dhe nuk më ka bërë asnjë gjë. Suksese, ti je për këtë popull, se këta të tjerët janë mashtrusa. Edhe e shtuna e diela është bërë një lloj, se normal, presim të shtunë e të diel. Të gjithë tregtarët ankohen_”-u shprehet një tregtar.

Shqetësimeve të biznesit, Belind Këlliçi iu pëgjigj duke prezantuar paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të jenë ndihmë për biznesin, për të cilat u shpreh se janë të realizueshme.

_“Po mirë a e kuptojnë që duhet ndryshuar kjo gjë? Nuk mund të ankohen pafundësisht dhe të mos ndërrosh gjë. Më janë turrur mua se kam bërë premtimin për autobusat pa lekë: këtu nuk përfiton njeri, kjo nuk i interson kurrkujt, etj etj! Ndërkohë që njerëzit janë për buk goje. Tregu këtu është gjithë ditën nuk ka njeri këtu me çfarë po pyes, edhe ata që janë nuk kanë lekë. Bëhen, janë me këmbë në tokë, dhe janë të realizueshme_”-u shpreh Belind Këlliçi.

Takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së Kavajës.

Duke shtrënguar duart me dhjetra qytetarë, Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, që lidhen kryesisht me problemet në infrastrukturë dhe asfaltin elektoral.

_“Tek pallati jonë këtu mbrapa, strehimi është mbushur me fekale. Erion Veliajn e kam takuar që në 2013 kur kishte nevojë për votat. Po ta shikoni vete është katastrofë, katastrofë. Verejtje ka sa të duash. Këtu te pallatet e të persekutuarëve, po të bjerë një shi, baltë dynjaja. Kanë filluar pak ato patronazhistët tek ish-ekspozita. Kemi pak dëmtime për atë shtesën nga pallati. Mua nuk më morën, morën ato poshtë, u kanë premtuar ndonjë lekë. Rruga pa pasur nevojë janë duke na e shtruar tani. Të bjerë shi e di si mbushet apo jo. Pa puste, pa kanalizime, kanë hedhur asfalt tashi. Kemi bërë ankesë në minibashki, çuam një listë, na thanë sillni emrat e banorëve, bëm një listë paraprake, firmosën banorët, e çuam atje, deri tashi asnjë përgjigje. Suksese dhe mbarë e mirë, se me këta nuk po ia dalim dot më”_-u shprehën qytetarë te rruga e “Kavajës”.

Gjatë ecjes e takimeve Belind Këlliçi degjoi një qytetar, i cili denoncoi sesi Erion Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat, i cili po ndërtohet vetëm disa centimetra larg themeleve të banesës së qytetarit, ndërsa ai pretendon edhe se ndërtuesi i ka marrë pronën.

_“Na është dhënë një leje ndërtimi për pallat, z..Erion Veliaj. I pesti, para dy vjetësh, sa i bie, në vitin 2021. Kanë hapur gropën, me lejen e bashkisë. Unë jam në pjesën veriore ku bëhet ndërtimi. Kufiri ndarës nga pjesa veriore 20-70 centimetra. Çmund të bëhet me 20 centimetra, nesër ai ku do i vërë skelat. Përveç asaj na janë marrë dhe 4 metra nga prona jonë të legalizuara me letra. Nuk kam gjë me atë, të bëjë atë aty, të më sigurojë shtëpinë mua, se të bjerë tërmet nesër, unë bie brenda_”.

Këtë denoncim të qytetarit, Belind Këlliçi zgjodhi ta verifikonte nga afër. Teksa dëgjoi ankesat e qytetarëve, Belind Këlliçi iu bashkua irritimit të tyre, duke u shprehur se e vetmja zgjidhje për të mos lejuar të tilla probleme, është largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë së Tiranës në 14 maj.

_“Me këta që janë nuk ke ça, po si zhduke. Hiqi, nuk ke çfarë bën. Ty të ka rënë hall, ti ke hall të madh prandaj je kaq i mërzitur, të kuptoj shumë mirë, por ky shtet na ka rënë. Po çfarë 6 metra, kjo është çmenduri”_-tha Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e tyre, që në 14 maj të votojnë për të larguar me votë Erion Veliajn nga drejtimi i Tiranës, per te sjelle nje model te ri ne qeverisje dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit në kryeqytet.

Të Lidhura

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026
Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com