Kandidati i PD për kryetar të Bashkisë Tropojë Besnik Dushaj, organizoi ditën e djeshme një takim entuziast me të rinjtë dhe të rejat e FRPD së Tropojës, me të cilët ndau një bashkëbisedim të zjarrtë, duke përcjellë mesazhin e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 14 majit.
“Rinia është energjia dhe frymëzimi që lindën Partinë Demokratike në vitet 90’ dhe sot, rinia është forca kryesore që do i prijë ndryshimit të madh që po vjen“, me këto fjalë kandidati Dushaj elektrizoi të pranishmit duke u kërkuar atyre të jenë misionarë të shpëtimit të Tropojës nga sekti i rilindjes që e ka pushtuar.
Besnik Dushaj, kandidat i PD për Bashkinë Tropojë
Takim i mrekullueshëm me Forumin Rinor të Partisë Demokratike-Dega Tropojë. Rinia është energjia dhe frymëzimi që lindën Partinë Demokratike në vitet 90’ dhe sot, rinia është forca kryesore që do i prijë ndryshimit të madh që po vjen. Askush dhe asgjë nuk i ndalon dot të rinjtë e të rejat e Tropojës në rrugën drejt fitores madhështore në 14 maj dhe çlirimit të Tropojës nga sekti i rilindjes. Forca rinia, Forca PD!
















