Nga Eduart Ndocaj
“KULMI. Unë kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaçëria, halabakëria, malavita, injoranca do të pushtonin televizionet tona dhe do të poshtëronin një popull të tërë!
Nuk e di se si ndjehen njerëzit e thjeshtë, njerëzit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare.