Nënkryeatari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.
“E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve. Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore” tha Boçi para gazetarëve.
Boçi tregoi dhe borxhet që e nxitën të dorëzojnë mandatin e deputetit për të kandiduar.
“Sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar
I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.
Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin tia kthejme njerëzve
Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm
Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.
Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj” .











