Shpetim Axhami, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Komisioni i Reformēs Zgjedhore nuk funksionon si duhet, çdo gjë lihet për në limitet e fundit.
PARTIA LĒVIZJA E LEGALITETIT.
Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt 2022, ky komision nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në 6 muajt e parë, ku pakuptim gjatë kësaj periudhe u zhvillua vetëm një mbledhje për konstituimin e tij.
Me propozim të bashkryetareve Alibeaj-Gjiknuri me 6 Shtatorit 2022 u kërkua shtyrja me 6 muaj e vepritarisë së këtij komisioni.
Me miratim edhe të parlamentit ky komision do të funksiojë deri më 10 mars 2023.
Deri më sot shihet një mpirje dhe jo një funksionim transparent i këtij komisioni, duke mos marrë parasysh rekomandimet e OSBE-së për një reformë transparente, me dakortësinë e të gjitha palëve, me 23 rekomandime ku 5 prej tyre kërkojnë patjetër ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.
PLL ngre shqetësimin e saj, atë të përsëritjes, ku çdo ndryshim në lidhje me ligjin zgjedhor lihet për miratim në momentet kur afatet shkojnë në limitet e tyre.
Kjo reformë nuk duhet të jetë peng i dy palëve, hermetike dhe pa konsultime me faktorët e tjerë politik, duke i vënë këto të fundit para fakteve imponuese në çdo palë zgjedhjesh të radhës.











