InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Oj gra, luani shah! Mbreti veç emrin ka

1 Tetor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
“Janë lëshuar nga zinxhirët sikur Bonaparti lëshonte kriminelët sa herë kishte…”/ Artan Fuga për “digital killers”: Këtë javë janë shtuar shumë!

Nga Artan FUGA

Shah e mat!

Gjithmonë kam kujtuar se loja e shahut është një lojë e shpikur nga burrat, burrërore, që e luajnë burrat.

Mbreti që sundon gjithçka, po ra ai, bie loja, kuajt thuhet jo pelat, torret, oficerët, mijëra ushtarë që sakrifikohen në fushën e betejës!

Vetëm një grua në lojë, mbretëresha!

Sot në mëngjes duke lexuar Ovidin, më shijoi kafja, shkrime të nja njëzet shekujve më parë, pra jo shumë larg, greko-romaku i mënçur më bindi, më hapi sytë, shahu më shumë është një lojë feministe, me qendër gruan!

Po që ka të drejtë!

Mbreti thotë Ovidi të gjithë lëvizjet i bën sepse është xheloz për mbretëreshën! Ka hall se mos ushtria kundërshtare i merr gruan! Për të sakrifikon ushtarë, bën të gjitha intrigat e fshehta, sulmon, mbrohet. Aty e ka mendjen. Iku mbretëresha si Helena e Trojës, vate mbretëria!

Mbreti mbaron nëse mbretëreshën ja marrin.

Mbreti i shkretë emrin ka të madh, por lëvizjet i ka të kufizuara, një hap rreth e rrotull fronit të vet. Gjithandej e kërcënojnë. Ajo që e mbron është mbretëresha! Ajo e ka dorën e gjatë. Sa në sulm sa në mbrojtje, godet larg si me shigjeta inati, hakmarrjeje. Me gjyle zjarri kërcënon mbretin kundërshtar.

Ka edhe besnikëri madje. Kur është shah – sheh, pra të vdesi o ajo o mbreti, ajo shkon në ferr për mbretin. E ka një prapamendim edhe aty! Shpreson se po qe gjallë mbreti beteja vazhdon, dhe ndonjë ushtar trim, i dashuruar marrëzisht pas saj do të vdesi duke u ringjallur si mbretëreshë, pra shpirti i saj do të mishërohet përsëri te trupi i ndonjë ushtari. Do ringjallet!

Mbretëresha e lidh në një dorë e shpirt ushtrinë e vet, mbreti është pak si budalla.

Ushtarët nuk kërkojnë gjë tjetër veçse të vdesin duke shkuar në vijën e fundit të ushtrisë armlike për të ngjallur mbretëreshën e martirizuar, vdesin për t’u ngjallur si mbretëreshë!

Cfarë vetëmohimi!

Ka të drejtë Ovidi, është lojë femrash, gjithë intrigat, fuqitë, dorën e gjatë, sa sulmin aq mbrojtjen, adhurimin e ushtrisë për një femër, ajo që e mban pushtetin e burrit të vet që nuk ka veçse emrin, ky është shahu, plot inate, hakmarrje, negocime, intriga të fshehta, traktativa, të gjitha punë femrash mbretëresha!

Prandaj Ovidi u bënte thirrje grave!!! Si ta përkthej nga latinishtja në tironse?

Luni luni shah mi gra!

Mbreti veç emrin ka!

Pushtetin e ka femra, po lexoj te Ovidi!

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com