InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Trekëndëshi i Bermudës bëhet Trekëndësh i Sovranizmit

30 Shtator, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Analisti Kola: Nuk do vazhdoj garën për deputet në PD! Nuk besoj se jam gati

Nga Vehap KOLA

Trekëndëshi i Bermudës doli përfundimisht në sipërfaqe si Trekëndëshi i Sovranizmit. Pas shpalljes së sovranitetit edhe nga brinja e tretë e trekëndëshit mbrëmë përmes zëdhënësit të saj në Opinion, Shqipëria ka një skenë politike bipolare. Në njërin pol është bashkuar grupimi politik i tranzicionit 30-vjeçar, që lufton për sovranitet dhe pavarësi, veçanërisht nga ShBA. Në polin tjetër qëndron ajo pjesë e Partisë Demokratike që nuk iu nënshtrua presioneve të Foltores për t’u bërë ushtarë të lëvizjes personale të Berishës.

Poli sovranist tranizcionist, i njohur më parë si Trekëndëshi i Bermudës, nuk është unifikuar kurrë kaq hapur në qëndrimet ndaj rolit të komunitetit ndërkombëtar, e veçanërisht rolit të ShBA-ve në ndërtimin e institucioneve dhe vendosjen e sundimit të ligjit. As në 1991, as në 1994, as në 1996, as në 1997 të gjitha palët nuk janë bashkuar kaq qartë në qëndrimin sovranist ndaj Ambasadës së ShBA-ve.

Po, pse sot? Sepse asnjëherë nuk kanë patur të njëjtin hall si sot. Nuk janë përballur me të njëjtin fat siç u është parashkruar sot. Në secilin nga këto momente të tranzicionit ShBA-të janë detyruar të punojnë me palën më pak të korruptuar dhe më pak problematike për të shmangur problemin madhor.

Kësaj here, ShBA-të po tregojnë shenja lodhjeje me këtë klasë politike në tërësi. Siç duket, kanë vendosur që t’i japin fund tranzicionit dhe qeverisjes me institucione ad-hoc. Struktura e thjeshtë hierarkike e institucioneve të drejtësisë, më e ngjashme me sistemin juridik sovjetik se sa me modelin amerikan, po zëvendësohet nga një strukturë e llojit network, më e horizontalizuar dhe më autonome në veprim.

Kjo e bën më të vështirë kontrollin e drejtësisë nga një dorë, siç është qeveria. Ndonëse në etapën infantile ku është sot, sistemi vijon të jetë nën kontrollin e Edi Ramës, kjo nuk duket se do të vazhdojë gjatë. Qëndrimet e mbrëmshme të ambasadores Kim kanë hidhëruar dhe kanë xhindosur edhe brinjën e tretë të Trekëndëshit të Bermudës.

Që mbrëmë, nuk ka asnjë dallim politik dhe strategjik ndërmjet të tre brinjëve të atij trekëndëshi. Ata mund të vazhdojnë të inskenojnë teatrin e rivalitetit të rremë ndërmjet njëri-tjetrit por ajo që i bashkon është shumë e madhe që t’i lejojë ata të duken të ndryshëm edhe në sytë e publikut.

Siç u bashkuan për të “shpëtuar Shqipërinë nga financimet ruse”, ata që kanë sjellë në Shqipëri të gjithë myshterinjtë e mundshëm të Kinës dhe Rusisë, që u kanë dorëzuar sektorët strategjikë fuqive rivale me ShBA-të, do t’i shohim të paepur në garën për të thënë “ma mbaj kopilin nanë, t’ia them sa s’ma ka thanë”.

Sovranizmi i tyre hipokrit nuk ka asnjë lidhje me interesin publik dhe kombëtar të shqiptarëve. Kjo është thjesht përpjekja e tyre e korruptuar për të ruajtur pushtetin dhe kontrollin e tyre mbi pasuritë e Shqipërisë. Falë këtij manifestimi të hapur të interesit të tyre malinj, sovranizmi i tyre po shfaqet qartësisht si streha e fundit e maskarenjve.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com