InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Si qëmoti!

23 Shtator, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison YPI

Udhëtimet të bëhen vetëm me tren me qymur me lokomotivë të zezë që bën çuf-çuf.
Treni të ndalojë në çdo stacion.
Pamja e stacionit kur treni ka ikur është një rrënqethje estetike e pakonkurueshme.
Më të shijshmit e stacioneve janë ata ku në tren as hypën as zbret kush, ata pra ku treni kur ndal qan, kur niset vajton.
Të vetmet përshëndetje lamtumire që lejohen në stacionet e trenave janë ato me psherëtima, shami qurrash që valavitet, lot.
Selfiet të dënohen me rjepje lëkure, varje në litar, ose pushkatim në vend pa gjyq.
Romanet të shkruhen me penë e bojë dhe të lexohen ulur në karrike pranë dritares me vështrimin larg në horizont dhe një gotë verë në pravaz.
Nuk është roman i mirë kur ajo i thot atij “Të dua shumë”, por kur ai i thot asaj “Të dua më tepër se Shkretëtira e Gobit pikën e ujit”.
Kush kapet duke e pritur të dashurën me kufje në vesh ose duke shkruar mesazhe në celular, të dënohet 7 vjet burg pa të drejtë apelimi.
Autorët që kërkojnë “forma të reja” të shkruari të shkohen në hell të gjallë.
Të mos lejohet të shohësh më tepër se 1 film në javë. Kurrë në televizor. Vetëm në kinema. Kush kapet duke parë film në kompjuter, të shpallet budalla dhe të dërgohet urgjent në çmendinë.
Përveç avullit, korentit, barutit, synetllëkut, mbathjeve të mëndafshta të femrave, kush tenton të shpiki kollajllëqe që ngathtësojnë trupin dhe mpijnë trurin, si për shembull kolltuqe të rehatëshme, dyshekë të butë, jorganë të ngrohtë, thekse buke, qëruese patatesh, të dënohet me internim të përjetshëm prapa maleve.
Makina të ndizet me manovelë. Ndenjëset të jenë të ngurta. Xhamat të ulen e të ngrihen me një rrip. Motori të bëjë zhurmë sikur thyen arra. Makina të nxjerri pak tym nga pas.
Lavatriçja mund të vazhdojë të ekzistojë, por e thjeshtë, pa ndërlikime elektronike.
Frigoriferi të lejohet të përdoret vetëm si mjet eutanasik, vetëm për ata që kanë kuriozitet të papërmbajtur për të parë çfarë ndodh në jetën tjetër.
Ndalohet përdorimi i ashensorit si shpikje djallëzore që favorizon ngathtësinë dhe dhjamosjen.
Kondicioneri i ajrit të cilësohet “Armik i Shëndetit të Popullit”.
Asgjësimi i kondicionerëve me çdo mjet dhe çdo mënyrë sado të kushtueshme mënyrë të shpallet detyrë patriotike.
Pse bëhet lufta, s’ka pse ta dijë ushtari, e di gjenerali.
Ushtari të lejohet të mbajë me vete fotografinë e të dashurës. Nëse të dashur nuk ka, mund të mbajë fotografinë e nënës, por jo shoqëruar me vargjet e Eseninit.
Ushtarit të plagosur të mos i lejohet të qurravitet pas çdo zuske, por vetëm të dashurojë në mënyrë platonike infermieren që i lidh plagët.
Mosmarrveshjet mes burrave të mos zgjidhen me llogje kavaje por me duel si nëpër romane.
Për habere të ngutëshme të dërgohen dhe merren vetëm telegrame. Për komunikime të gjata, të përdoret letër e shkruar me penë e bojë mbyllur në zarf që laget me gjuhë, ngjitet me tutkall, adresë, pullë, kuti postare, heshtje, pritje, ankth, derisa të vijë ta sjelli një postier me biçikletë dhe uniformë.
Televizori të mos përdoret për filma por vetëm për habere.
Filmi të shihet në kinema rradha kaq karrikja aq.
Femër e bukur të quhet vetëm ajo që plotson kushtin e Gina Lollobrigita-s:
“Femër e bukur nuk është ajo që bëhet aq më joshëse sa më tepër çvishet, por ajo që bëhet aq më e dashur sa më tepër vishet”.
Po qe se televizioni ka shumë personazhe të urryer dhe të famshëm, por pak të dashur por jo të njohur, hidhe në plehra.
Të dënohet me jo më pak se dhjetë vite në burgun e Reçit cilindo që nuk jeton si qëmoti dhe ankohet se i rrjedhin qurrat, e zë gripi, i ther mesi, i fërshëllen koka, mezi i del kaka, i bën naze rrushi.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com