InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbi 5 orë diskutime/ Reagon Lefter Gështenja pas takimit “sekret”: Tre alternativat që ka grupi i PD-së

20 Korrik, 2022
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Mbi 5 orë diskutime/ Reagon Lefter Gështenja pas takimit “sekret”: Tre alternativat që ka grupi i PD-së

Mbi pesë orë diskutime u zhvilluan dje nga një grup deputetësh të PD, të cilët folën mbi fatin e partisë dhe formulën e bashkimit. Lefter Gështenja, i cili ishte një nga dy iniciuesit e takimit, bashkë me Flamur Hoxhën, deklaroi në MCN TV se në të ardhmen duhet një opozitë e koordinuar. Ndër të tjera Gështenja tha se partia ka nevojë për bashkëdrejtim, pasi ka mbaruar koha e unit.

Takimi i djeshëm ishte një kafe pune, bashkëbisedim i lirë me njëri-tjetrin. Na u bashkuan më shumë se 23 deputetë. Një pjesë e mirë kishin konfirmuar ardhjen, por për arsye personale nuk ishin. Nuk mund të fshehim që trajtuam edhe çështjet e ditës, situatën politike. Nuk mendoj që në PD ka luftë. Kemi situatë jo normale. Ky takim ishte privat dhe informal. Koha që ne konsumuam, 5 orë e gjysmë, tregoi që kjo kafe ishte shumë e vlefshme. Kishim nevojë të flisnim me njëri-tjetrin, në atë kafe informale. Disa media na kanë etiketuar si grupi i Bashës, apo i Alibeajt, ky grup nuk identifikohet nga një njeri. Unë besoj që partia ka nevojë për bashkëdrejtim. Ka mbaruar koha e unit. Duhet që PD vërtet të jetë më demokratike. Nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë kaotike. Ne po bëjmë opozitë individuale, s’kemi diçka të koordinuar. Imagjino 52 deputetë në Parlament, çfarë opozite reale do ishte. Fakti që ishim të pakoordinuar, kjo kërkohet. Të jemi të konsoliduar. Të parët të jemi të konsoliduar ne si grup, që s’morëm pjesë në Kuvendin e 30 prillit”.

I pyetur nëse grupimi shkon përtej Berishës dhe Alibeajt, Gështenja tha se përpara ka tre alternativa.

Ky grupi duhet të jetë i unifikuar, s’mund të vazhdohet kështu. Tre alternativa kemi, e para të vazhdojmë kështu si jemi, e dyta, të shohim mundësinë e bashkimit me Rithemelimin, që duhet të jetë vendim grupi, e treta të konsolidohemi si grup dhe të kemi veprim të qartë. Nuk është normal edhe etiketimi për kolegët, ata që kanë dalë nga Rithemelimi përfaqësojnë demokratët dhe këta përballë s’përfaqësojnë asgjë. Kjo s’është normale. Nuk ka qenë qëllimi t’i tregojmë forcën Berishës. Qëllimi është të jemi në terren. I kam kërkuar Bashës të jemi në terren, edhe deputetëve, shkëputja lë fushë të lirë edhe për mazhorancën. Ne nuk vendosim kushte për Berishën”.

Gështenja tha se nuk ka kushte për Berishën, ndërsa u shpreh se nuk ka pasur ftesë për Bashën, që të ishte i pranishëm në takim. I pyetur nëse ky grup mund të shkojë përtej Berishës dhe Alibeajt, Gështenja u përgjigj “t’ia lëmë kohës”.

Nuk ka kushte. Ky grup ka pasur një propozim real, platforma e bashkimit të PD. Nëse ne kemi dhënë një ofertë, a ka pasur nga pala tjetër një ofertë?! Nuk është shqetësimi kush do jetë fituesi brenda PD-së, por si do largojmë Ramën. Do kemi takime të tjera, do jetë vendimmarrje e grupit. Zgjatja në 5 orë e gjysmë besoj që ishte diskutim konstruktiv. Ajo që është e qartë është që duhet të kemi një opozitë më të fortë se kjo sot. S’ka pasur ftesë për z.Basha në këtë takim. Nuk është e vërtetë që ne jemi mbështetësit e Bashës. Gëzoj respekt për z.Basha, por s’mund të etiketohet një grup si përkrahës i njërit dhe tjetrit, kjo është ‘përça dhe sundo’ ”.

S’jam dakord me një proces të njëanshëm, që ka lënë shumicën e strukturës së PD jashtë procesit. Hapi i parë të bashkojmë demokratët, e dyta të bashkojmë të gjitha partitë e djathta, e treta të bashkojmë të gjithë faktorët kundër qeverisë, përfshi LSI-në. Unë nuk do të doja që hapi i parë të ishte bashkimi me LSI-në. Alibeaj do vazhdoj të jetë kryetar i grupit parlamentar, për ecurinë grupi do vendosë. PD ka nevojë për bashkdrejtim, jo drejtimin e unit. Edi Ramën mund ta rrëzojë vetëm një njeri, jo. Duhet të gjithë bashkë të bashkëpunojmë”.
Deputeti tha se protestat e nisura nga Berisha s’ishin pjesë e diskutimit, teksa e konsideroi problem faktin që po bëhet një opozitë e ndarë.

Nuk ishte pjesë e diskutimit, të kësaj kafeje. Grupi parlamentar i PD-së, nuk është që s’po bëjmë opozitë, problemi është që po bëjmë opozitë të ndarë, ndërkohë që kërkohet të kemi opozitë të koordinuar. 59 deputetë duhet të jemi të organizuar, të koordinuar. Imagjinoni 59 deputetë të koordinuar të godasin qeverinë në tenderat, korrupsion, përfshirjen e qeverisë në afera. Koha do tregojë se do kemi hapa të qartë dhe të sigurt se ku do kalojmë. Nëse ka një njeri të interesuar për përçarjen e PD, ai është Edi Rama. Këta e ka shfrytëzuar edhe për hapjen e negociatave. Nuk ka ndodhur në historikun e këtij procesi, që opozita të mos jetë pjesë e delegacioneve. Edi Rama nuk duhet të gëzohet sepse është një nga personat që e ka frenuar këtë proces. Nëse Rama ikën, me një qeverisje të djathtë do përshpejtohet. Nuk i përkas njerëzve që mendojnë se ish-kryetari i partisë (Lulzim Basha) ka shitur interesat e partisë për interesa personale”.

Gështenja e konsideroi AKSHI-n një institucion të korruptuar, duke u shprehur se do te ketë një denoncim në SPAK për mënyrën si janë marrë paratë e shqiptarëve, si janë realizuar procedurat tenderuese.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com