InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Faleminderit gënjeshtër! – Nga Elona Caslli

20 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Faleminderit gënjeshtër! – Nga Elona Caslli

Elona CASLLI

Çelja e negociatave ditën e djeshme provokoi një shumëllojshmëri reagimesh duke filluar nga reagimet më entuaziaste që me gjasa barazvlerësojnë çeljen e negociatava me anëtarësimin në BE ( ndërkohë që janë dy gjëra krejt të ndryshme) deri te reagimet më pak entuaziste dhe gjykuese për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri në konferencë.

Evropa është një destinacion shpirtëror për një pjesë të mirë të shqiptarëve. Shumë shqiptarë kanë qenë përkatësi e Evropës pa i kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Kanë dashur muzikën e saj, artin e saj, shkrimtarët e saj dhe gjithçka tjetër. Përtej kësaj panorame nuk mund të ketë shqiptar që nuk mund t’i gëzohet një afrie me Evropën për vetë faktin, se nuk ka një familje shqiptare që nuk ka të paktën një anëtar të familjes që ka emigruar në Evropë. Shqiptarët e kanë krejt të qartë pasi e provuan kalimin nga radha rraskapitëse e ambasadave te procesi i liberalizimit të vizave. Pra, çdo shqiptar e di domethënien e një hapi drejt Evropës.

Ajo çka rrudh entuziazmin e shqiptarëve në këtë rast është kartivizita që është përdorur për çeljen e këtyre negociatave dhe kjo është një çështje që e kalon përkatësinë partiake, pasi skandali më i madh dhe ai më i afërt që prek çështjen e inceneratorëve, nuk është një skandal që i përket veç opozitës, por çdo shqiptari pasi milionat e eurove që kanë shkuar në drejtim të paditur nuk kanë dalë nga buxheti i opozitës, por nga buxheti i shtetit dhe buxheti i shtetit i përket çdo shqiptari pavarësisht bindjes partiake, prejardhjes apo besimit fetar.

Edhe një film vizatimor ka skenar më të besueshëm se skenari i skandalit të inceneratorëve dhe kur kryeministri i vendit flet për drejtësi në zemër të Evropës duke mohuar opozitën e vendit, duhet të jesh ose i marrë ose i dehur për të qenë entuziast.

E theksoj dhe e ritheksoj mohimi i opozitës nuk është mohimi i një individi të vetëm, por është mohim i të gjithë vullnetit të atyre shqiptarëve që kanë votuar kundër Partisë Socialiste dhe kjo është e rëndë, pasi është shkelje e hapur e demokracisë në sytë e Evropës.

Rrudhja e entuziazmit vjen edhe kur përballesh me deklaratat e lirisë së shtypit në Shqipëri, ndërkohë që kryeministri ka hapur një shkollë riedukimi për çdo gazetar që guxon t’i vërë në dukje standardet e shumëfishta që aplikon kryeministri, ku burri i ministres gdhihet investitor strategjik me paratë e fituara në emigracion.

Të gjitha këto skandale e shumë të tjera para këtyre, mpakin entuziazmin e çdo njeriu që nuk mendon veçse sa për të jetuar, por mendon edhe për të menduar.

Skandalet që ndodhin në Shqipëri do përbënin skandal në çdo vend të Evropës, por për Shqipërinë kemi standard tjetër gjykimi dhe qasjeje. Fabrikimi i një standardi të posaçëm për Shqipërinë, e rrudh entuziazmin.

Nga çelja e negociatave te anëtarësimi i një vendi në BE është një rrugë krejt e gjatë. Nëse kjo rrugë do të përshkohet me kartivizita inceneratorësh, atëherë çdo shqiptari i lind e drejta të pyesë veten- Ku po shkojmë?!

Post Scriptum- Fjalët që u thanë dje nga Ursula von der Leyen, më kujtuan poezinë e Dritëro Agollit me të cilën gjej rastin të përshëndes edhe kryeministrin e vendit për çeljen e negociatave.

Gënjeshtra

Ti fole për mua një fjalë të mirë
tek thithje cigaren në dhomën e qetë.
Dhe vera e fjalës më bëri të pirë,
megjithëse, e dija që s’ishte e vërtetë.
Di vetem një gjë, që fjalën e mirë
e duan dhe princër dhe mbretër,
prandaj nuk e kam aspak të vështirë
të them:
“Faleminderit, gënjeshtër”!

Dritëro Agolli

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com