InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhi i kryelegalistit Axhami: Urime, hapjes së vonuar të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian! 🇦🇱🇪🇺

19 Korrik, 2022
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Mesazhi i kryelegalistit Axhami: Urime, hapjes së vonuar të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian! 🇦🇱🇪🇺

Shpetim Axhami, kryetar i PLL

Sot, pas 16-vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asiocimit dhe nga mbi 30-vjet pluralizëm, me turbulenca e kriza nga më të pamerituarat për ne, Shqipërisë i lind e drejta për të negociuar me Bashkimin Europian.

Aq sa kjo ditë është një ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, po aq kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për këdo, pse kaq e vonuar kjo, kush janë shkaqet dhe shkaktarët e kësaj vonese dhe cila është ajo që duhet tē bëj sejcili prej nesh që të mundësohet sa më shumë afrimi i ditës së antarësimit të plotë.

Shpeshherë në plan të parë nuk u vendos përkushtimi për përmbushjen e kushteve të vendosura për hapjen e këtyre negociatave por interesat e ngushta politike të subjekteve të caktuara.
E pafalshme kjo për këtë pjesë të klasës politike.

Me këtë klasë politike qeverisëse dhe parlamentare, me këto standarte demokratike dhe institucionale, ku vendin e ka mbuluar krimi e korrupsioni dhe një nivel tepër i ulët ekonomik pa pronë e investime, fatkeqësisht, mbetet e largët dhe e vështirë dita e antarësimit të plotë për në BE.

Përgjegjësia mbetet e votuesit.

Shqiptarët me votën e lirë të tyre duhet të ndëshkojnë ata që me veprimet dhe mosveprimet e tyre janë bërë pengesë e realizimit të endrrave të tyre në kohën e duhur.

Me votë duhet ndeshkohen ata që i detyruan ato të largohen nga Shqipëria për t’u vetintegruar në vendet antare të kësaj familje europiane duke e lënë të zbrazur vendin e tyre në pritje të integrimit…

Është kohe për vetndërgjegjësim duke reaguar në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit, të vetes e familjes, të Shqipërisë dhe interesit tonë kombëtar.
Sot kërkohen standarte të reja të gjithanshme për të qenë sa më afër integrimit.

Faleminderit dhe mirënjohje për ndihmën e dhënë nga vendet e BE-së.

Urime Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt integrimit të plotë drejt BE-së🇦🇱🇪🇺

 

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com