InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tabori i idiotëve të Tiranës dhe shërbimi ndaj pushtetit !

11 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Tabori i idiotëve të Tiranës dhe shërbimi ndaj pushtetit !

Nga Skerdjan DHULI

Prej vitesh politika është ballë një tabori njerëzish që unë do i quaj “tabori i idjotëve të Tiranës”, dhe them të Tiranës sepse në rrethet e tjera jashtë saj ky tabor është i papërfillshëm.

Po ç’është tabori i idjotëve ?
Është një ushtri idjotësh, fatmirësisht të paktë në numër por fatkeqësisht të shumtë në zhurmë në rrjetet sociale ku dergjet edhe politika jonë, e cila nuk është e strukturuar por paradoksalisht ka një mendim fund e krye.
Shumica e tyre pavarësisht se lodhin gjuhën duke u marrë me politikë gjithë ditën, asnjëri nuk e ndrit me vota pasi hajvanët nuk i respekton kush në terren e sepse në fakt kurrë skanë punuar nëpër fushata dhe për më tepër as i duhen kujt. Ata janë vetëm si ushtri e gatshme, për të sharë, linçuar, fyer, denigruar, bërë presion etj, ndaj cilitdo që atyre sju pëlqen.

Po çfarë bën specifikisht tabori i idjotëve ? Shpik Sorosianë.
Ju duket çudi ? Po po, shpik sorosianë.
Për ta sorosian është çdo i ri apo e re që tenton të ndjekë pasionin e tij duke hyrë në politikë, nëpërmjet PD drejtpërdrejtë apo në PD nëpërmjet angazhimit civil. Mirëpo cilido i ri që do bëjë këtë rrugë, do përballet me ta.
Dhe kur flas për të rinj i referohem atyre të rinjve që kanë fibër politike, kanë artikulim, kanë mendim personal dhe ideologjik që i rezonon edhe PD.
Nuk flas për manekinë që i fusin në politikë anipse nuk kanë asnjë fije fibre politike dhe nuk kanë asnjë haber nga terreni i saj.
Këta të rinj janë aty sa për kuota e shpesh edhe për shfryrje epshesh nga disa gjeneralë partie.
Kështu ka qenë e kështu do mbetet në PD. Kush kundërshton këtë fakt, o nuk njeh PD (me PS nuk merrem se ajo nuk është parti po sekt) o hyn tek tabori i idjotëve e automatikisht nuk i duhet as dreqit.

Mirëpo pse tabori i idjotëve po i bën gjëmën PD ?
Paradoksalisht PD është ndier gjithmonë e kompleksuar ndaj këtij mendimi. Si Basha dje, njëjtë edhe Berisha sot.
Nëse një i ri me sqimë politike për tu pasur konsideratë akuzohet nga tabori i idjotëve, direkt PD distancohet prej tij duke mbetur kështu peng i një kaste politike tejet të vjetër në gjirin e saj sepse rinovuesit sapo afrohen, ata gjenden përballë një sulmi brutal nga tabori ia idjotëve.

Është për rast studimor sesi goditet karriera e dikujt vetëm me një fjalë: Sorosian.
Dhe kjo nuk faktohet kurrë.
Akuzohen për sorosianë të mëdhenj e të vegjël, të bardhë e të zinj, të shkurtër e të gjatë. Kushdo.
Mjafton dikush nga tabori i idjotëve të nis sulmin sepse ti nuk i pëlqen dhe direkt ti e gjen veten në tabelë qitje nga një dyzinë njerëzish që as i llogarit për nivel e as i përfill për nder e dinjitet. Ama ti je viktima e pashmangshme e tyre.

Vini re. Në protestat e shoqërisë civile, shumica e njerëzve që shkojnë janë me afilacion politikë djathtas. Ata që janë të majtë janë pakicë e vogël sepse tani i ka punësuar Rama e Veliaj të gjithë. Elektorati i PS nuk proteston kurrë ndaj Ramës sepse ata nuk mendojnë dot kundër udhëheqësit. E kanë të ndalur me Kuran e Kushtetutë.
Po çfarë ndodh ?
Tabori i idjotëve që i është ngjitur si mish i huaj PD-së, i akuzon këta njerëz (po flas për këta me afilacion politik të djathtë) si sorosianë. Kaq duhet dhe nisin bataretë e sulmit.

Tabori i idjotëve del edhe nëpër media të vogla.
Arsyeja ? Medias i duhen edhe këta kur ska me çfarë mbush kohën dhe ata janë gjithmonë aty, të gatshëm për sulm.

Nëse je hajdut, ti je i falur nga ky sekt.
Je në politikë me para krimi ? Je i mbështetur prej tyre.
Je vegël e disa gjeneralëve politike që janë llumi i shoqërisë dhe PD-së gjithashtu ? Punë e madhe. Je i mirëpritur nga tabori i idjotëve.
Je komunist ose bir komunisti por ke gjetur rrugën të hysh në PD duke i zënë vendin një demokrati të vërtetë ? Punë e madhe. Tabori i idjotëve nuk mendon për këto. Nuk i hyjnë në punë. Për të je i mirëpritur nëse dikush mes tyre s’të ka thënë fjalën magjike që të shpall armik: Sorosian.
Ke përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera me paratë e djersës së prindërve të tu ? Punë e madhe. Taborit kjo nuk i hyn në sy. Nëse ti provon të hysh në PD aty do e shohësh sa vlerë kanë studimet, fiks në momentin që dikush nga tabori do nis piskamën: Sorosiaaaaan !

Ama nëse ti proteston paqësisht ndaj Edi Ramës, ti je Sorosian. Sulmi me batare s’ka nevojë për komandë.
Largëqoftë ndonjë foto me Yuri Kim ?
Mos o Zot ! Gjej vend e futu. Tabori i idjotëve do të bëjë ushqim për krimba njëlloj siç mbeten copat e vogla që lë preja e hijenave nëpër shkretëtirë.
Ke folur në kokë tënde në politikë ? Jo or tungjatjeta. I ke bërë gjëmën vetes. Tabori gati sulmin e ti falimentove politikisht.

Ndaj edhe një prej arsyeve pse PD nuk rinovohet e për rrjedhojë mbetet ende opozitë duke mos u parë si shpresë nga shqiptarët është pikërisht ky kompleks që ka ndaj akuzave që ngre tabori i idjotëve për të mos pranuar më gjirin e saj të rinj bio, me fibër politike, që dinë ç’është terreni e dinë ç’është kontakti me njerëz
Me të rinj që fundja e kanë bërë një punë në jetën e tyre.

…Pikërisht ky kompleks i PD është edhe gjëma e saj dhe shërbimi më i mirë ndsj Edi Ramës.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com