InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ramës duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!

11 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Ramës duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!

Nga Kim Mehmeti

Kur një shoqëri i afrohet pikës më të rrezikshme të saj – mos ndjeshmërisë ndaj fatit të vet kolektiv dhe ndaj përbuzjes që ia bëjnë pushtetarët dhe të pasurit – kur një vend bie ne duart e krimit dhe hajdutërisë, kur gjithë idealet e një populli bëhen pjesë e cirkut politik, kur tradita dhe kultura e një kombi bëhen shtrat ku bëjnë gjumë pushtetarët, ajo tregon se ai popull ka elita të sëmura nga sëmundja ‘vdekjeprurëse’ – nga paturpësia!

Nga kjo sëmundje, kryesisht, vuajnë ata që shikojnë vetëm sofrën e ‘mbretit’ nga e cila ushqehen, e jo edhe atë që ndodh rreth tyre, kjo sëmundje përhapet kur shoqëritë ndjehen të lodhur nga vetvetja, kur shuhen shpresat se diçka mund të ndryshojë dhe kur ata që duhet t’u prijnë ndryshimeve, mbeten me kokën e zhytur në grazhdin e pushtetit.

Dhe ne jetojmë në kohë kur të duket se gjithë shqiptarinë e ka pushtuar një lodhje e frikshme, e cila atë e bënë të pandjeshme edhe ndaj rrënimit të Tetarit Kombëtarë, edhe ndaj Ballkanit të Hapur me shqiptarinë të cilën do e bashkojë Beogradi , ndaj paturpësisë së pushtetarëve shqiptarë që më shumë brengosen si tua shpërlajnë duart e përgjakura kriminelëve serb se sa ku prehen viktimat e pagjetura shqiptare nga Kosova.

Po pra, kur idealet e një kombi nuk kanë ku të mbështeten, mos ndjeshmëria e popullit ndaj fatit të vetë kolektiv bëhet sëmundje ‘vdekjeprurëse’. Dhe kjo sëmundje popullit në fillim ia ‘merr’ rininë, duke e degdisur atë anëve të botës, pastaj, ua merr aftësinë e të folurit atyre që në mos më shumë, Kryeministrit të Shqipërisë do duhej t’i thoshin: Zotëri, mos pandeh se çdoherë e çdokund më me ndikim janë prodhuesit e hashashit dhe se do mund t’i shpërlash mëkatet me paratë e pasanikëve që sot t’i blejnë votat!

Por për fat të keq askush nuk thotë asgjë dhe shumica e të ‘urtëve’ tanë heshtin. Flasin vetëm ata që e adhurojnë Piktorin dhe e urrejnë Kryeministrin e Kosovës. Pra ata që e duan helmin politik që i asgjëson gjitha idealet dhe shpresat e shqiptarisë, që ia merr ‘frymën’ frymës që solli Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, frymë që do mund ta pastrojë shqiptarinë nga ‘Rilindësit’ që e kriminalizuan Shqipërinë dhe nga ata që ia dolën ta çlirojnë Kosovën nga të huajt, por jo edhe ta mbrojnë atë nga grykësia e tyre për pushtet dhe nga tregtari që bartnin në vetvete. (Kim Mehmeti)

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 prill 2026!

20 Prill, 2026

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com