InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Në 5 vite, janë larguar 220 mijë shqiptarë”/ Deputeti i PD: Kush i mendon qytetarët të dobët, e morën mesazhin më 7 korrik! Vetëm urrejtja e bën Ramën të…

11 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Qyteti i ëndrrave

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetet sociale për largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Sipas tij, Shqiptarët janë më pak në numër se në vitin 1982.

Boçi ka publikuar disa shifra sipas të cilave 220 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në 5 vitet e fundit.

Për këtë, deputeti demokrat fajëson kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se vetëm një urrejtje pa kufi mund ta shtyjë një kryeministër të shpopullojë vendin.

Më tej Boçi thotë se kjo “qetësi” është prishur pas protestës së 7 korrikut ku u ngritën mijëra qytetarë kundër qeverisë.

Sipas tij, më 7 korrik qeveria mori një mesazh të qartë nga protesta dhe në ditët në vijim do marrë të tjera përgjigje.

Postimi i Luçiano Boçit:

Shqiptarët në numra më pak se në 1982‼️

Vetëm një urrejtje e pakufi mund të shtyjë një kryeministër t’i bëj Shqipërisë atë që i ka bërë Edi Rama. Qindra e mijëra shqiptarë me valixhe në duar për të hyrë në dyert e Europës, si një shpëtim nga një regjim që i ka marrë të tashmen dhe rrezikon t’i marrë edhe të ardhmen. Në gati një dekadë popullsia në vend është tkurrur me 15%.  Në 5 vitet e fundit janë larguar 220 mijë shqiptarë. Vetëm në vitin 2021 nga Shqipëria u larguan 42 mijë qytetarë!

Miq, shqiptarët që ikin nuk janë shifra!

Ata janë fëmijët,vëllezërit dhe motrat tona. Janë gjaku jonë, që zgjedhin të vetmen mënyrë për të ndezur një fije shprese për jetët e tyre. Çdo qytetar që largohet lë një boshkllëk, jo vetëm në familjen e tij, por në të gjithë shoqërinë. Është e trishtë njësoj, kur largohet një student, mjek, inxhinier, mësues, punëtor, sipërmarrës, hidraulik, teknik, shofer, polic! E vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë largim masiv është rezistenca!

Dhe në fakt qetësia është prishur.

Kush e mendoi protestën e 7 korrikut si një grumbullim rastësor, apo të nxitur politikisht qytetarësh, gabohet rëndë. Ata që nuk e lexojnë revoltën e qytetarëve për ta përkthyer në akte tërheqjeje dhe dorëheqjeje gabohen rëndë. Rrjedhimisht edhe përgjigjen do ta marrin shpejt.  Mes mijëra qytetarëve, në atë protestë kishte shumë të rinj. Nga ata të rinj që po i bëjnë rezistencë thirrjes së brendshme për të bërë gati valixhet dhe për t’u larguar.

Ata të rinj do të mbajnë gjallë ëndrrat e një shoqërie të tërë për ndryshim!

Koha po vjen për gjithësecilin! Kush i ka menduar të dobët dhe të fjetur shqiptarët mesazhin e mori në 7 korrik, por përgjigjen do ta marrë edhe më të fortë në javët dhe muajt e ardhshëm! Sepse, “Një njeri mund të mashtrojë një tjetër për një kohë, mund të mashtrojë edhe një popull për njëfarë kohe, por kurrë nuk mund të mashtrojë një popull të tërë për të gjithë jetën”.

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com