InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Game Over! Mbetet vetëm t’u urojmë “jetë të gjatë”

5 Korrik, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Game Over! Mbetet vetëm t’u urojmë “jetë të gjatë”

Nga Erl KODRA

Kriza politike nuk është vetëm e opozitës shqiptare, por në të vertetë është krizë shumëplanëshe e Shqipërisë. Është nga ato lloj krizash që të mpakë – pa rrugëdalje – që ka mbërthyer mbarë shoqërinë. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq të pashpresë, të paralizuar nga njëlloj angështie, pa ide, pa plane, pa shpresë.

Tre njerëz kanë marrë peng një popull të vogël dhe të mjerë, që jeton në një ndër vendet me natyrën më të begatë në Europë. Të tre kanë qeverisur Shqipërinë që prej vitit 1992 e deri më sot, dhe të tre së bashku, kanë prodhuar këtë Shqipëri që kemi sot. Ata kanë qeverisur dhe ne i kemi votuar. Ata kanë ngritur këtë model ekonomik që kemi, dhe ne përsëri i kemi votuar. Ata kanë miratuar këto ligje që kemi, dhe ne përsëri i kemi votuar. Ata kanë vjedhur gjithë jetën, dhe ne i kemi votuar gjithë jetën. Me shpresën se një ditë do të ngopen. Por me sa duket ata janë të pangishëm.

Që prej vitit 2013 Edi Ramës i erdhi rradha të bëhej Kryeministër. Para tij ishte Sali Berisha. Para Sali Berishës ishte Ilir Meta. Para Ilir Metës ishte Fatos Nano – por ai iku për të mos u kthyer kurrë. Akoma para Fatos Nanos ishte Sali Berisha. Domethënë për 30 vjet punët e Shqipërisë i kanë menaxhuar vetëm tre njerëz e gjysëm. Me rradhë.

Asnjë shenjë se kjo shoqëri mund të nxjerrë ndonjë lider tjetër. Jo, të paktën sa këta të ikin nga kjo botë.

Edi Rama vazhdon qetësisht të vjedhë dhe njëkohësisht të bëjë Kryeministrin. Hapur, ashiqare, pa skrupuj dhe qetësisht.

Ilir Meta vazhdon të bëjë Presidentin dhe njëkohësisht opozitarin. Edhe ai në pritje për t’u ricikluar si kingmaker.

Sali Berisha vazhdon të bëjë Liderin Historik të opozitës.

Të tre e dinë fare mirë se kësaj rradhe rolet janë qartësisht të ndara. Rama do vazhdojë punën e hajdutit nga pozita e Kryeminstrit, ndërsa Meta dhe Berisha do të vazhdojnë të bëjnë opozitarët. Të tre e dinë se kjo gjendje kështu do të vazhdojë, sepse shoqëria shqiptare është e paaftë të prodhojë diçka tjetër. Kaq është takati jonë. Game Over.

Mbetet vetëm t’u urojmë “jetë të gjatë”.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com