Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku raportohet se dy fëmijë janë mbytur në liqenin e Prushit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur në ujërat e liqenit të Prushit, teksa po laheshin me shokët.
Ndërkohë, në vendngjarje janë nisur menjëherë polumbarët e RENEA-s për të për të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave nga liqeni.
Tiranë/Informacion paraprak:
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes