InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Italianët e holandezët pushtojnë Tiranën, priten 90 mijë tifozë për finalen e Ligës së Konferencës

10 Maj, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sport
A A
Italianët e holandezët pushtojnë Tiranën, priten 90 mijë tifozë për finalen e Ligës së Konferencës

90 mijë tifozë do të vijnë nga Italia dhe Holanda. Kjo është shifra që mendohet për finalen e Ligës së Konferencës, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri tregon se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimit të finales Roma – Fejnord. “Parashikimet para daljes në finale të Romës nuk kanë qenë aq të larta, mirëpo në një kontakt me kolegë të UEFA-s ditën e djeshme – shpjegoi Tomorri – mësuam se priten të vijnë nga Italia rreth 60 mijë deri në 70 mijë persona, të cilët janë pa bileta, sepse vetëm 4000 mijë do të kenë bileta për në stadium. Ndërkohë, nga Holanda, morëm një informacion nga policia holandeze dje dhe priten nga 18 mijë deri në 20 mijë persona. Do të jetë një fluks i madh tifozësh në Tiranë”.

Tomorri theksoi se pritja dhe organizimi i një finaleje të tillë në Shqipëri ka ardhur falë lobimit të fortë të FSHF-së dhe stadiumit “Air Albania” që ka “mundur” vendet e tjera aplikante për të pritur këtë finale të parë të këtij kompeticioni. “Nuk ishim ne të vetmit që aplikuam për ta marrë këtë finale, por edhe shtatë federata të tjera. Kemi mundur vende si Franca, Izraeli, Uellsi në atë kohë për disa arsye. Së pari, stadiumi është goxha modern dhe është i kategorisë së katërt, që i ka të gjitha kushtet për një finale të tillë. Nga ana tjetër, mendoj se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s donte që të kishte një finale në Shqipëri, duke qenë se është hera e parë që ne organizojmë – vazhdoi Tomorri -. Përpos kësaj, dua të theksoj lobimin e fortë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë që kjo finale të vinte në Shqipëri, sepse ne nuk kemi qenë brenda kushteve të UEFA-s, për disa gjëra të tjera jashtë stadiumit (si kapaciteti i aeroportit, mobiliteti). Edhe sot që po flasim nuk kemi një linjë autobusësh, Rinas – Tiranë. Janë disa faktorë të tjerë që na penguan pak, por me ndërhyrje, me lobim, arritëm ta merrnim finalen në Shqipëri.

Në lidhje me një pikë të nxehtë dhe shqetësuese për tifozerinë shqiptare, ajo e mundësisë për pasjen e një bilete të kësaj finale historike, Tomorri ka shpjeguar: “Shitja e biletave është vetëm online dhe bëhet vetëm nga UEFA. Është një finale ekskluzive e UEFA-s dhe biletat shiten vetëm në ëebsite-n e UEFA-s. I bëj thirrje shqiptarëve, pasi sot hapet portali dhe të drejtën e para blerjes e kanë personat që aplikojnë nga Shqipëria, pasi janë më të favorizuar”.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026
Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”
Aktualitet

Eva Vatoci ngre alarmin për Valbonën: “Çmimet e larta dhe shërbimi po dëmtojnë turizmin malor”

23 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

Shpëtim Axhami: Shqipëria të ketë Ditën Kombëtare të Kujtesës për viktimat e komunizmit

23 Gusht, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com