Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndryshuar edhe drejtuesin politik në Gjirokastër. Pasi i besoi Shkodrën nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në Gjirokastër Basha ka vendosur të dërgojë Roland Bejkon.
Njoftimi i plotë
Të nderuar Kryetarë,
Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.
Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI