InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Delegatët e PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit”, Basha: Mesazhi im, mos lejoni të keqpërdoreni për interesa vetjake të kujtdo qofshin.

7 Dhjetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Delegatët e PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit”, Basha: Mesazhi im, mos lejoni të keqpërdoreni për interesa vetjake të kujtdo qofshin.

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot në një intervistë për News24 se delegatët e PD kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha iu dërgoi një mesazh demokratëve dhe shqiptarëve të dëshpëruar nga situata në vend: të mos lejojnë të keqpërdoren për interesa vetjake të kujtdo qofshin ato, por të bëhemi të gjithë bashkë në një front të bashkuar kundër të keqes së madhe që është autori i masakrës zgjedhore, që është shkaktari i kësaj gjendje ekonomike, sociale, psikologjike nëse dëshironi që është Edi Rama dhe regjimi i tij.

Zoti Basha, ju thoni se Berisha e këtë për hallin e tij personal. Nga ana tjetër thoni së këta demokratë që i janë bashkuar Berishës, po keqpërdoren. Si po keqpërdoren ata dhe, e dyta, po ata çfarë halli personal kanë? Përse ka këtë mbështetje zoti Berisha?

Duhet të ndajmë dy gjëra: Revoltën e ligjshme dhe legjitime të ditës, i bashkohet jo vetëm çdo demokrat, përfshirë dhe mua si kryetar i Partisë Demokratike, por shumica dërrmuese e shqiptarëve. Mund t’iu them me gojën plotë edhe socialistë, të cilët kanë pritur ndryshimin në 25 prill. Sepse e kanë parë që partia që ata mbështesin, ndoshta në të cilën dhe aderojnë, nuk meriton të qeverisë më. Është e korruptuar deri në fyt, është e zhytur në afera, është e lidhur me krimin, nuk përfaqëson socialistët e ndershëm. Pra, rikthehen tek një gjendje pezull në të cilën ndodhet Shqipëria për shkak të arrestimit të ndryshimit më 25 prill. Dhe kjo është një gjendje frustrimi që vjen, që e ka çdokush, nga i papuni tek sipërmarrësi i madh.

Nga studenti apo gjimnazisti, tek i moshuari dhe pensionisti. Gjendje e cila thellohet ditë për ditë. Ditë për ditë plasin skandale të reja, ka afera të tjera. Shikoni, emërohet një person si Ilir Beqja, një ikonë e korrupsionit, si kreu i Agjencisë që do të administrojë ndihmat e huaja. Shikoni buxhetin që sapo kaluan. Shikoni që për koncesionet kanë ndarë më shumë para sesa për pensionistët apo për ndihmën ekonomike. Pra, ka një pakënaqësi që vlon nën petkun e një qetësie të rreme. Ky është një fakt dhe shkaku i kësaj pakënaqësie është pikërisht se më 25 prill, në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve, me gjithë ato mekanizma që i kemi përmendur që nga prishja e marrëveshjes së 5 qershorit e deri tek manipulimet, shitblerja e votës, abuzimi me shtetin dhe resurset shtetërore, gjithçka që tashmë është ekspozuar edhe nga ODIHR-i, Edi Rama dhe një grusht njerëzish ia kanë dalë të mbajnë me zor pushtetin. Ky frustrim ndodhet kudo, cila është zgjidhje?

Ne kemi përcaktuar rrugën e zgjidhjes dhe kjo kalon përmes disa faceteve. Në radhë të parë dënimit të atyre që i kanë kryer këto krime elektorale, vettingut të politikanëve, largimit nga politika të personave të lidhur me krimin, dënimit të korrupsionit. Dhe siç e keni parë në ditët e fundit, edhe një iniciativë të një grupi deputetësh, jo vetëm por kryesisht nga shtresat e të përndjekurve në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për dekomunistizimin e shoqërisë dhe në veçanti të politikës shqiptare. Dhe padiskutim këto janë hapat e parë që çojnë drejt një zgjidhje, zgjidhja duhet të jetë një orë e më parë tek sovrani dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Asgjë përpos zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk mund ta zhbllokojë këtë gjendje që mbahet pezull për shkak të masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Zoti Basha unë dua të qëndroj pak tek pjesa e Foltores dhe t’iu pyes, çfarë mesazhi apo çfarë iu thoni ju të gjithë atyre anëtarëve apo delegatëve të Partisë Demokratike që i bashkohen 11 dhjetorit?

Së pari delegatët e Partisë Demokratike të Kuvendit Kombëtare të 18 dhjetorit mund t’ju informoj kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Së dyti për çdo demokrat dhe demokrate për të gjithë shqiptarët e dëshpëruar nga kjo situatë, mesazhi im është i qartë të mos lejojnë të keqpërdoren për interesa vetjake të kujtdo qofshin ato, por të bëhemi të gjithë bashkë në një front të bashkuar kundër të keqes së madhe që është autori i masakrës zgjedhore, që është shkaktari i kësaj gjendje ekonomike, sociale, psikologjike nëse dëshironi që është Edi Rama dhe regjimi i tij i cili është instaluar pa vullnetin e shqiptarëve, pa miratimin e shqiptarëve dhe po sundon, jo qeveria, jo për hallet e shqiptarëve, por për interesat e tyre dhe interesat e një grushti oligarkësh dhe anëtarësh të krimit të organizuar që tani nuk kanë më as frikë. E kanë nxjerrë hapur fytyrën, janë ata që diktojnë buxhetin, janë ata që diktojnë si do të rriten taksat, anë ata që vendosin se ku do të shkojnë paratë që do të merren nga taksat e rritura.

Pra jemi në kushtet e në regjimi që nuk ka lidhje me demokracinë, nuk ka lidhje me njerëzit dhe arsyeja është e thjeshtë se pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Pra, mesazhi im është të jemi bashkë në një betejë që e udhëheq Partia Demokratike që kam barrën dhe privilegjin t’i prij pas zgjedhjes time në një shumicë absolute me një anëtar një votë dhe mos të biem pre e agjendave personale, e problemeve personale, interesave personale as Sali Berishës as të askujt tjetër. Sepse në këtë kuadër ajo që përshkrova më sipër nuk po bën gjë tjetër veçse një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës të cilin nga ana tjetër Edi Rama vazhdon ta ushqejë ditë për ditë. Ku ka dhuratë më të mirë për Edi Ramën dhe regjimin e tij se sa ditë e natë në lajme dhe studio të flitet për këtë çështje dhe jo për korrupsionin, politikat e tij me krimin e organizuar, për masakrës zgjedhore, për favoret që i bën oligarkëve, për varfërinë që ka shkaktuar, për emigracionin që po zbraz Shqipërinë.

 

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com