InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tiranasit, nuk mund të mos i duash!

2 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Tiranasit, nuk mund të mos i duash!

Nga Bukra Hysenukaj KASTRATI

U gjenda mes nji debati ku palët po përplaseshin me dhe pa argumente, mbi çfarë janë tiranasit. Jugorë të ngulur në Tiranë me instalimin e regjimit të Hoxhës, tregonin si e kishin gjetë dhe si e kishin lulëzuar këtë qytet dhe se si tiranasit ishin të pa zhvilluar e të paaftë veçse për qejfe të vogla. Nuk rri dot pa reaguar në raste të tilla, ku përgjithësimi dhe gjykimi nga pozita të zhdrejta, prodhojnë konkluzione që s’i shërbejnë të vërtetës. Tiranasit janë njerëz të mirë, të butë, të dashur e bujarë. Unë i kam gjetë këto vlera tek çdo familje tiranase që kam pasë fatin të njoh. Do të duhej libër për të nxënë përshtypjet e mija për tiranasitt, por po sjell pak nga eksperienca ime e bashkëjetesës me ta. Kam jetuar e punuar mbi 10 vjet në trekëndëshin Selvi-Medrese-Shkolla e Kuqe, lagje e vjetër e Tiranës. Kthehesha e vetme në shpi pas mesnatës (kur mbylleshin gazetat atëherë) dhe kurrë nuk kam pas as shqetësimin më të vogël në ato rrugica që i dua fort. Kam qenë qeraxheshë si banore dhe si e punësuar tek familjet tiranase dhe kurrë nuk na vunë në presion për pagesa shpesh të vonuara e ndoshta edhe të cunguara. Ruaj respektin dhe mirënjohjen e pafund për familje si ajo e Tanush Mulletit, Myslym Ndroqit, Fatmir Kaikut, Begejt, Tafajt, Kokonozt apo Alimehmetët. Më kanë trajtuar si bijën e tyre. P.sh. si mund të harroj kur jetoja me qera te familja Alimehmeti dhe e Zonja e shpisë, Vitorja, më sillte darkën nga shpia e saj kur më vinin familjarët, se unë vija vonë nga puna apo faktin që ime bijë rrinte në shpinë e tyre si te Nëna ime. Këtë zemërgjerësi kam gjetur tek çdo familje që përmenda më sipër, mbiemra që përfaqësojnë Tiranën. Kurrë nuk jam ndjerë e gjykuar prej tyre si e ardhur, në një periudhë kur paragjykimi ishte vrasës. Fundja çfarë duhet të kenë njerëzit më shumë se kaq për të qenë të mirë e për t’i dashur. Unë dëshmoj përjetimet e mija. Unë kam jetuar mirë e bukur mes tiranasve. Unë i dua tiranasit se më kanë bërë t’i dua. Se cilët janë tiranasit në dimensione të tjera, e tregon historia, edhe pse e deformuar fatkeqësisht nga regjimi hoxhist. Po, tiranasit janë dhe antikomunistë!

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com