Xhelal Mziu, deputet i PD, qarku Dibër
Dëbora e parë që bie në Dibër krijon Blackout në energji elektrike dhe në hapjen e rrugëve?!
Mjaftojnë 50 cm borë dhe vetëm 5 km larg qytetit të Peshkopisë rrugës për në fshatin turistik Rabdishtë (një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë), dhe kemi rrugë të bllokuar dhe shtyllat e energjisë elektrike të rrëzuara për tokë!
Nuk kemi asnjë reagim të Bashkisë Dibër as të Qeverisë së Rilindjes, për hapjen e rrugës.
Nuk kemi asnjë punonjës të OSHEE për të mundësuar zëvendësimin e shtyllave dhe rikthimin e energjisë elektrike për qindra dhe mijëra banorë të qarkut Dibër!
Shikoni pamjet e mëposhtme ?











