InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kurthi që duhet të shmangin demokratët

3 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pse zgjedhim prangat në vend të Lirisë?

Nga Red VARAKU

Bllokimi i negociatave, publikimi raportit përfundimtar i OSBE/ODHIR dhe raporti i Departmentit të Shtetit janë tre ngjarjet më të rëndësishme politike në Shqipëri, të cilat do të përcaktojnë edhe mënyrën se si do të operohet me zgjidhjen e krizës së rëndë shqiptare.

Thënë kjo i vetmi shqetësim në lidhje me Shqipërinë është degradimi i demokracisë shqiptare dhe shkëputja e Shqipërisë nga projekti i integrimit europian.

Deklaratat e tjera në lidhje me Sali Berishën, të cilat morën vëmendjen e opinionit publik këto ditë të nxehta gushti, menjëherë pas publikimit të ODHIR, raportit të DASH, dhe reagimit të fortë kundër iniciativës Open Balkans , nuk janë tjetër vetëm se përpjekje për të mbuluar të vërtetën ulëritëse të vorbullës së rrezikshme ku është futur Shqipëria dhe vjedhjes së zgjedhjeve që tashmë e konfirmoi brutalisht dhe OSBE/ ODHIR.

Këto deklarata jo vetëm nuk përfaqësojnë një qëndrim politik serioz , por ato nuk prodhojnë asnjë zgjidhje për krizën aktuale, përveç se ushqejnë thashethemet politike. Madje përmes përpjekjes për të fshehur të vërtetën e realitetit politik në Shqipëri, rrezikojnë ta thellojnë edhe më tej atë, duke e përkeqësuar edhe më tej jetën e qytetarëve shqiptarë.

Kjo jo vetëm sepse Sali Berisha nuk është më kryetar i PD që prej 2013, por edhe sepse prej 2013, PD është në opozitë pa asnjë fuqi reale mbi ngjarjet dhe pa asnjë pushtet real që mund të ndikojë jetën e qytetarëve shqiptarë. Për më tepër, këto deklarata janë një kopje e shëmtuar e akuzave të kësaj mazhorance kundër PD, të cilat në gojën e një përfaqësuesje të SHBA ngjajnë shumë qesharake.

Pra, këto deklarata jo vetëm nuk duhen marrë seriozisht, por nuk meritojnë asnjë reagim, sepse reagimi ndaj tyre në fakt është dhe kurthi i vërtetë ku e fusin debatin politik thashetheme të tilla vere. Ato si të gjitha thashethemet meritojnë vetëm injorim .

Ndaj, fokusi i PD dhe demokratëve duhet të jetë vetëm masakra zgjedhore. Ata nuk duhet të bien prè e provokimeve, siç ra dhe presidenti Meta disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe më pas të “damkosen” si anti-amerikanë.

Ata duhet të kapen fort pas masakrës zgjedhore, përpjekjes për të shkëputur Shqipërinë nga proceset integruese dhe të refuzojnë me neveri çdo përpjekje për ta devijuar vëmendjen nga këto të vërteta, sepse nuk ka krim më të madh se dhunimi i vullnetit të zgjedhësve dhe nuk ka pasoja më të rënda për një popull, sesa pasojat që vijnë për shkak të dhunimit të demokracisë .

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com