Që personazhet e përputhen kanë marrë vëmendje të madhe, kjo është e dukshme. Edhe pas përfundimit të emisionit ata ndiqen nga do dhe nuk ju shpëtojnë fansave, as publikut. Së fundmi Arsimi, një nga personazhet më të komentuar është bërë sërish qëndra e vëmendjes dhe këtë herë si duket u kap “mat”!
Mjaftoi një story e postuar nga Iva Aliko në instagramin e saj, krejt pa të keq, për të ngritur në këmbë një Shqipëri. Dy personazhë rastësorë kishin qenë afër me Ivën në kafene dhe duke qenë se rastësia është mbreti i botës, rezultoi që ishte Arsimi i përputhen. Theksojmë se pak kohë më parë ai bëri publike lidhjen jashtë me një bukuroshe bjonde 20-vjeçare. Të dy u shfaqën të lumtur në këtë marrëdhënie, ku nuk munguan as dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Por Arsimi këtë herë vërtetë ishte i shoqëruar me një bukuroshe, por ajo nuk ishte e dashura e shumë përfolur. A është ndarë Arsimi?! Mos Arsimi është në lidhje të re?! Këto përgjigje nuk dimë nëse do i marrim. Në storyn e publikuar nga Iva ai shfaqet shumë i qeshur dhe komod. Si brenda emisionit ashtu edhe jashtë po i trazon ujrat duke bërë që interesimi për jetën e tij të jetë i madh.
Pak kohë më parë ai publikoi videoklipin “Columbiana” i cili pati sukses të gjërë. Gjithashtu Arsimi po punon për projekte të rrja muzikore dhe jo vetëm. Në muajin e ardhshëm pritet të inagurojë “lounge-n” e ri në vendin ku jeton në Zvicër, “White Shisha Lounge”. Epo na “dolle” i fortë more Arsim! (E. D/ InfopressAlbania)