InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Disa mesazhe që duhen lexuar nga vota e demokratëve

14 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Basha uron Fitër Bajramin duke cituar Kuranin: Për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit…

Nga Red VARAKU

Vota unanime e demokratëve për Lulzim Bashën, pjesëmarrja masive dhe diferenca e madhe me kandidatët e tjerë dëshmon se Lulzim Basha mbetet një personalitet i pakonkurueshëm brenda PD .
Pavarësisht pretendimeve , kjo votë është provë shumë kokëfortë që demokratët besojnë fort tek Lulzim Basha dhe vizioni i tij. Kjo votë njëkohësisht dëshmon që demokratët janë të bindur dhe të bashkuar rreth faktit që 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.
Kësisoj demokratët i kanë dhënë një përgjigje të prerë çdo lloj dileme në lidhje me qëndrimet që PD duhet të mbajë dhe çdo lloj dileme në lidhje me liderin e tyre.
Leximi me shumë përgjegjësi i rezultatit të këtyre zgjedhjeve është me rëndësi historike për Partinë Demokratike, sepse ky mesazh përcakton dhe rrugën që PD duhet të ndjekë për rrëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e demokracisë në vend.
Sfida e PD është shumë e madhe , sepse ajo duhet të punojë në disa fronte njëkohësisht.
Fillimisht pretendimet e saj kanë nevojë për një rikonfirmim të qartë ndërkombëtar. Bindja e faktorit ndërkombëtar përmes provave dhe fakteve se këto zgjedhje u vranë , sepse u vodhën pabesisht, është me rëndësi të jashtëzakonshme për ecurinë e projektit të opozitës .
PD duhet të punojë fort me të gjitha mjetet ,që t’i ndërgjegjësojë dhe bindë ata që kriza në vendin tonë nuk është më thjesht një krizë politike, por është një krizë e rëndë demokracie dhe për pasojë ajo rrezikon seriozisht të degradojë në përplasje nëse nuk ndërhyet menjëherë.
Rifreskimi i partisë me figura të reja dhe energji të reja është i një nevoje jetike për PD, për shkak se përballja me këtë regjim kërkon padyshim personalitete të reja dhe të forta, që të mbajnë në këmbë reagimin opozitar, por njëkohësisht të ringjallin besimin e munguar, sepse një pjesë është e lodhur dhe duket sikur nuk ka se çfarë të japë më në PD.
Diferenca e votave të Agron Shehaj me dy kandidatët e tjerë znj. Edit Harxhi dhe z. Fatbardh Kadilli dëshmon prirjen e anëtarësisë drejt rifreskimit, drejt figurave të reja, përfaqësuese dhe të pakonsumuara.
Gjithashtu, i një rëndësie historike është dhe radikalizimi i qëndrimeve të saj. Kjo duke filluar me refuzimin e prerë për çdo lloj bashkëpunimi me këtë qeveri e duke vazhduar proporcionalisht me qëndrimet e regjimit.
Ky refuzim nuk do të ishte vetëm një mesazh paralajmërimi për regjimin, por do të ishte edhe një akt i detyrueshëm për vetë zhvillimet brenda opozitës. Një e djathtë bashkëpunuese me këtë qeveri është një tradhtare e mesazhit që dhanë demokratët për këto zgjedhje dhe do të çonte detyrimisht dhe në përçarje të saj.
PD mund të mbetet e bashkuar, vetëm nëse mban një distancë të fortë dhe të qartë nga kjo mazhorancë.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com