Nga Vendim DEMAJ
Me 25 Prill 2021, populli fisnik i Tropojës si asnjë herë më parë në 30 vite pluralizëm ndëshkoi ideatorët, autorët, aktorët, financuesit dhe propaganduesit e krijimtarisë imorale “I love Tropoja”
.Në këto zgjedhje fitoi morali, dinjiteti, krenaria dhe besnikëria vitale e banorëve të Malësisë së Gjakovës të cilët i treguan sojit dhe sorollopit Rilindas se kjo Malësi asnjëherë nuk ka pranuar të përfaqësohet nga njerëz pa moral dhe dinjitet.
Edhe pse në Tropojë si kudo në Shqipëri, armata administrative e gjithë pushteteve është në dorën e Rilindjes dhe shërbëtorëve të saj,
kjo armatë nuk arriti që të fitonte qoftë dhe një QV të vetme;
▪︎as në vendlindjen e kandidatit në tentativë për deputet
▪︎as në vendlindjen e kryetarit të emruar të komitetit ekzekutiv
▪︎apoo në vendlindjen e aktorëve që kanë lulëzuar në vyshkje
Një falenderim zemre për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mi të Tropojes të cilët i treguan “bimbashit të surrelit” se Malësia e Gjakovës përqafon dhe vlerëson vlerat dhe moralin njerëzor që në këtë rast përfaqësohej nga biri i saj
Isuf Çelaj dhe nuk intimidohet as dyjëzohet nga reklamat dhe sajesat e ndyra të shërbëtorëve pa moral të Rilindjes.

