Nga Agron PREBIBAJ
Eshtë realitet i hidhur shqiptar kur goditet ndër shekuj identiteti kombëtar, Katolikët, ata që rezistuan pushtimit të Turqisë në 500 vite, por nuk i shpetuan sistemit komunist me burgosje, internime e pushkatime, vetem se deshën lirinë, indipedencen e besimin në Zot.
Por nuk mjaftoi vetëm sistemi komunist, i njëjti persekucion edhe në keto 30 vitet e demokracisë, por me një stil persekucioni ndryshe, duke i lënë pa poste të rëndesishme e deri të papunë, e pastaj duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike mbi secilin demokristian.
Rast për t’u veçuar është familja e ILIR Marash Kolndreu një familje e përvuajtur nga sistemi komunist, i cili që në vitin 1996 nisi aktivitetin politik si anëtar i Partisë Demokristiane, fillimisht me Forumin Rinor Demokristian, e ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i kryesisë në degën Tiranë.
Gjeneza e tij anti-komuniste e bën të zellëshem e ambicioz për të mbeshtetur Partinë Demokristiane, gjithnjë përfaqësues e komisionier në zgjedhje, i vendosur për të mbrojtur votën demokristiane e të djathten, por se edhe i ka kostuar për vete e për familjen, pasi në prag të zgjedhjeve të 2017-ës është dhunuar fizikisht si organizator i “Çadra e Lirisë”, organizim i opozitës së djathtë.
Kulmi kriminal arrin kur ushtrojnë dhunë psikoligjike edhe mbi bashkëshorten znj.File Mark Kolndreu, edhe kjo rrjedh nga nje familje e përsekutuar nga sistemi komunist, e cila nga njerëz të panjohur kërcenohet disa herë se do ti vrasin burrin, djalin e do ju zhdukum familjarisht nese mbeshteteni të djathtën e Partinë Demokristiane.
Zotit Ilir Kolndreu në vitin 2002 dhe në vitin 2013 i kanë qelluar edhe shtëpinë me armë, një veprim kriminal e banditesk, të cilin Policia e shtetit asnjëherë nuk e zbardhi.
Ajo çfarë kulmon për botën kriminale politike shqiptare është dhuna fizike tre ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit mbi të birin 21 vjeçarin Fabio Kolndreu, vetëm se mbeshteste kandidatin e së djathtës për zgjedhje.
Ja pra ky është persekutimi demokristian edhe në demokraci.