InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse muzika që dëgjojmë në adoleshencë, qëndron me ne përgjithmonë?

12 Maj, 2021
in InfoPress, Kuriozitete, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Pse muzika që dëgjojmë në adoleshencë, qëndron me ne përgjithmonë?

Nga Sahar Arshad

Javën e kaluar, këngëtarja amerikane Tejlor Suift publikoi ​​versione të ripërpunuara tëalbumeve të saj të mëparshme muzikore, mbi një dekadë nga dalja e tyre fillestare në treg. Ky akt shkaktoi jo pak nostalgji tek të gjithë fansat e saj.

Veprimi i këngëtares së njohur, më nxiti të pyes veten mbi lidhjen time emocionale me muzikën,përmes ngjarjeve më të rëndësishme të jetës sime. Ajo më bëri të mendoj se si kur flasim me të rriturit në të30-at, 40-at ose 50-at, i dëgjon shpesh ata të rekomandojnë muzikë që daton në kohën e adoleshencës së tyre.

Kur dëgjojnë një këngë nga rinia e tyre, sytë u shkëlqejnë ndërsa kthehen pas në të shkuarën.Por pse muzika që na ka shoqëruar gjatë adoleshencës, qëndron me ne gjatë gjithë jetës sonë? Kjo mund të ndodhë për shkak të aftësisë së muzikës për të zgjuar kujtime nga e kaluara jonë.

Njerëzit kanë tendencën që kur janë në moshë mesatare ose më të vjetër të kenë qasje në kujtimet personale të ngjarjeve që kanë ndodhur midis moshës 10-30 vjeç. Psikologët e kanë quajtur këtë dukuri si “thirrje e kujtesës”, e cila i referohet aftësisë sonë për të kujtuar kujtime të rëndësishme nga vitet tona më formuese.

Por në lojë mund të jetë edhe amnezia e fëmijërisë. Kjo është një dukuri misterioze, që përshkruan pamundësinë për të kujtuar përvojat e jetës para një moshe të caktuar – e cila gjithashtu mund të shpjegojë pjesërisht faktin pse kujtesa rikthehen për ngjarje nga mosha 10 vjeç e lart.

Një studim i vitit 2014 mbi amnezinë e fëmijërisë, arriti në përfundimin se “harresa e përshpejtuar gjatë gjithë fëmijërisë,prodhon një grup gjithnjë e më të vogël kujtimesh nga fillimi i jetës”. Kjo do të thotë që teksa fëmijët rriten dhe piqen, kujtesa e tyre fillon të shfaqë të njëjtin nivel zhvillimi që shihet edhe tek të rriturit.

Pra thënë më thjesht, harrimi i gjërave që ndodhin është më i përhapur në trurin e të rriturve, pasi kujtimet mund mos fiksohen dot – gjë që i bën ata edhe më të prekshëm nga humbja e tyre. Kjo mund të jetë arsyeja pse muzika që kemi dëgjuar në adoleshencë, një periudhë kohore gjatë së cilës ne kemi një aftësi më të fortë për të kujtuar, ka kaq shumë domethënie për ne.

Përtej kësaj, një studim i vitit 2008 zbuloi se “dëgjimi i muzikës i lidhur me të kaluarën tonë, shpesh shkakton një “ndjenjë të fortë njohjeje”. Pra,thjesht duke dëgjuar muzikë apo edhe duke folur shpesh për të, mund të zgjojë kujtime për gjëra që na kanë ndodhur në të kaluarën.

Një eksperiment tjetër zbuloi se këngët e vjetra kishin tendencë të ngjallnin emocione të forta dhe të ndryshme – veçanërisht ato pozitive siç është nostalgjia. Lidhja midis muzikës dhe viteve tona formuese është mbase më e fortë nga sa mendojmë.

Siç e shpjegon Sara Heilbronner, neuroshkencëtare në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Minesotës, “truri kalon nëpër disa ‘periudha të ndjeshme’, gjatë të cilave është veçanërisht elastik, ose i ndryshueshëm”.

“Periudhat më të famshme të kësaj ndjeshmërie janë gjatë foshnjërisë së hershme dhe fëmijërisë. Ne po kuptojmë gjithnjë e më shumëse ka edhe periudha të ndjeshme më vonë gjatë zhvillimit, si për shembull gjatë adoleshencës. Ne shohim një numër procesesh të  maturimit të trurit, që i pasojnë këto periudha të mëvonshme të ndjeshmërisë”-thekson ajo.

Heilbronner thekson se një mundësi, është ekzistenca e një periudhe të ndjeshme për kujtesën, që i mbivendoset rikthimit të kujtesës. Kjo do ta bënte trurin të përgatitur neuralisht për të kodifikuar kujtimet e reja afatgjata. Ajo shton se ka ndërkohë prova se adoleshenca është një periudhë e ndjeshme për shumë faktorë që lidhen me zhvillimin e personalitetit, si njohja shoqërore dhe motivimi. 

Të Lidhura

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026
Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com