Dinamo rikthehet pas 9 vitesh në Superligë

Dinamo është rikthyer pas 9 vitesh në Superligën e futbollit shqiptarë. Blutë mposhtën Vorën duke siguruar në këtë mënyrë matematikisht rikthimin e tyre në majën e futbollit shqiptarë.

Klubi ka fituar 17 herë titullit kampion dhe 15 herë Kupën e Shqipërisë. Sezonit e ri tifozët e futbollit shqiptarë do të kenë mundësi të shikojnë jo vetëm derbin Tirana-Partizani, pasi tashmë kryeqyteti do të përfaqësohet edhe nga Dinamo.