TIRANË– Grida Duma ka deklaruar se ajo do të mbështesë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha deri në fund. E ftuar në “Open”, Duma la të nënkuptohej se edhe nëse do të ketë kundër ish-kryeministrin Sali Berisha, ajo do të mëbshtesë Bashën.
Për të, kreu i PD-së është vetëm Lulzim Basha dhe ai ka marrë vendime krejtësisht i vetëm.
“Mbështes Lulzim Bashën deri në fund. Kjo pjesa që Berisha është në krye të PD-së e është legjendë e krijuar për diversion. Doni një person ta shikoni në fitore, shikoni se si e menaxhon ai humbjen. Ai që udhëheq në PD është Basha, askush tjetër. Unë kam enë aty dhe e kam parë që ka marrë vendime i vetëm,”- tha Duma.