InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pasardhësi i Lulzim Bashës

28 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pasardhësi i Lulzim Bashës

Nga Ermal Mulosmani

Pasi të numërohet edhe vota e fundit e 25 Prillit dhe narkoza e shpresës “zgjedhjet 2021” do të davaritet, opozitarët do të kuptojnë që operacioni doli: “i pasuksesshëm!

Plaga duhet rioperuar!

Por ky nuk është një operacion aq i thjeshtë. Duhen ustallarë të sprovuar që pacienti të mos vdesë…Sëmundja e ka sulmuar trupin frontalisht dhe duhet një ndërhyrje kirurgjikale qysh në rrënjë…

1.

Pushteti absolut i Edi Ramës në vend zuri fill në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Atë kohë, 44 vjeçari pregatitej të vinte në pushtet dhe rregullat e vjetra demokratike i rrinin ngushtë. Si mundet të pranonte një Kryetar si Rama sistemin maxhoritar që prodhonte konkurencë politike dhe ushqehej nga merita personale? Nuk dihet me saktësi pse Berisha ia plotësoi atë dëshirë por autoritarizmi i Ramës filloi aty. Humbja e 2009-ë vetëm sa e shty ca në kohë.

Edi Ramës i kishte mbetur edhe një pengesë në rrugën e tij të gjatë të mbretërimit. Një ëndërr e vjetër e parealizuar, zhdukja totale e Partisë së Ilir Metës, aleatit të tij strategjik në zgjedhjet e 2013-ës. Një mosbesim reciprok dhe syçelësi intrigante ishte karakteristika 4 vjeçare e qeverisjes së tyre. Të dy mendonin se po mbanin gjarprin në gji prandaj dhe nuk flinin rehat. Kur u sigurua që gjarprit i ikën dhëmbët, Rama e hodhi në folenë e Presidencës. Ishte fillimi i projektit të ri, zhdukjes totale të LSI-së.

Për këtë qëllim duheshin edhe njëherë ndryshime kushtetuese, duheshin 84 vota. Kjo dukej një pengesë e pakapërcyeshme në Janar 2019. Por jo edhe në Shkurt. Vendimi i Opozitës (ndër të tjerë edhe 19 LSI-as) për braktisjen e Parlamentit ishte dhuratë nga Perëndia për Edi Ramën.

Rekrutimi i rreth 40 zëvendësuesve nga listat e opozitarëve ishte një nga veprimet më spektakolare politike të Ramës. Me një gur vrau dy zogj. Edhe tallej me kundërshtarët duke përqeshur surrogatët si zgjedhje e tyre nga ana tjetër i shfrytëzonte ata sa herë i duheshin votat e tyre. Ardhja e surrogatëve qesharakë e ktheu Parlamentin në një skenë humori ku në fakt po luhej një akt fort serioz.

Një rast i tillë të vjen një herë në jetë.

Nën petkun e respektimit “të dëshirave të votuesve” (kush flet për dëshira të votuesve!) për lista të hapura, Kryeministri zhduku autobusin e Partisë së madhe që mbante brenda fugonat e partive të vogla: “Mund të futen vetëm shoferët-tha Rama- por jo edhe fugonët”.

A kishte të drejtë? Ndoshta po. A ishte mënyra e duhur? Absolutisht jo.

Surrogatët qesharakë nuk duhej të kishin të drejtë të ndryshonin Kushtetutën. Mirëpo skrupujt moralë dhe Edi Rama janë si dy drejtëza paralele në botën politike. Kush shpreson se ato do të takohen një ditë është thjesht një naiv.

Partia Demokratike bënte sehir zemërplasur tek shihte keqpërdorimin e veprimit të tyre të trashë. Pasi u mori gjitha bashkitë e Shqipërisë, pa asnjë brengë morale, Edi Rama, po u merrte me ligj edhe mandatine tretë. Ishte një skenë ku përzihej dëshpërimi, pafuqia dhe marazi nga diversioni politik si shfaqje publike e perversitetit moral.

Ndryshimet kushtetuese të Gushtit 2020 praktikisht i dhanë mandatin e tretë Edi Ramës.

2.

Nuk ka kohë për vajtim. Edi Rama prej 8 vitesh është njeriu më i fuqishëm në Shqipëri. Të gjitha akuzat politike, mediatike, financiare, korruptive u fshinë me gomën e madhe të zgjedhjeve politike. Kjo është njëra anë. Nga ana tjetër barku politik i Partisë Socialiste është i mbarsur me një pasardhës po aq monstër politike dhe makiavelist i shkëlqyer si Erion Veliaj.

Atëherë si i bëhet? Si do përballohen këto kafshë politike nga një politikan me profilin e Lulzim Bashës? Që mendon se “Ramës do i vijë turp, ndoshta”?

Ka vetëm një mënyrë, të ndërrohet lideri i Opozitës! Kur e them këtë nuk është se nuk kam keqardhje. Basha ndoshta ka staturën e liderit në një botë tjetër, me rregulla të mirërespektuara por kurrsesi në xhunglën shqiptare të politikës. Aty është e pamundur të mbijetojë. 600 mijë shqiptarë që i kanë mbajtë shpresat e tyre te elokuenca, sharmi dhe mirësjellja politike e zotit Basha tashmë janë të zhgënjyer.

3.

Për një moment e mendova Partinë Demokratike si biznes dhe veten time si pronarin e atij biznesi. Kujt do t’ia jepja atë biznes për ta menaxhuar? Kush e ka profilin e duhur për të konkuruar Edi Ramën, karakterin e fortë, lidershipin, mençurinë, ambicien dhe cv-në e duhur për ta kompleksuar Edi Ramën?

Lideri i ri i PD-së do të doja të vinte nga Jugu i Shqipërisë. Kur shikon harten elektorale të fituesve në Shqipëri, çdo njeri duhet të ndihet keq. Në zgjedhjet e vitit 2017 ishte lumi Drin kufiri i poshtëm i PD-së, këtë radhë ka zbritur deri në lumin Mat. Duket sikur PD është një Lega Nord i Shqipërisë me tropojanë, shkodranë, kuksianë e dibranë. Kjo dramë vizuale, ky perceptim dëshpërues që bërtet edhe kur nuk e flet, duhet të zhduket. Partitë shqiptare marrin pamjen e liderit. Është koha që lideri i PD-së të jetë nga Jugu, ta njollosë edhe Vjosën, Shkumbinin e Osumin me njolla blu. Shqipëria do jetë shumë më e mirë nëse njollat lejla do të duken në Veri dhe ato blu në Jug. Kjo është një Shqipëri më e bukur. Jemi shumë pak territor dhe njerëz për të qenë kaq të ndarë. Ndaj nëse do të zgjidhja drejtuesin e ri do të kërkoja një figurë poshtë Shkumbinit. Ky është kriteri i parë.

Së dyti do të kërkoja një njeri të suksesshëm që vjen nga bota e biznesit, një njeri të bërë vetë prej fillimit, të njihte mirë makinacionet, dredhitë, lojërat politike, konjukturat, të kishte ndikim në komunitet, lidership të padiskutueshëm, aftësi për kompromis dhe elokuencë.

Kush është ky? Hëmmmmm.

Tani që ia dhashë cilësitë mund tu shkojë mendja vetë. Po, e kam fjalën për Zamir Manen ose një si ai.

Nëse do isha pronari i biznesit “Partia Demokratike” do shkoja ta takoja Zamirin dhe do i thosha: “Të lutem, më thuaj çfarë kushtesh ke, t’i plotësoj të gjitha vetëm ndryshoje këtë Parti. Zamiri mundet të mos pranonte. Por jam i sigurtë se do e mendonte për një çast. Nëse nuk e merr Zamiri ka të tjerë që mund të përballen me Edi Ramën.

Një herë e një kohë mendoja se ai njeri është edhe Agron Shehaj, ish deputeti i njohur vlonjat. Mirëpo atë kohë më shumë i prisha punë Agronit sesa i ndreqa. Prandaj nuk e dhashë si zgjidhje të parë./ Gazeta Express/

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com