InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Numërohen mbi 34.55% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje

26 Prill, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Tre efekte pozitive që po prodhon strategjia e Ramës për të përçarë opozitën

Mbi 34.55% e votave (1789kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste. Me 248 mijë e 130 vota (49.44 % ose ndryshe 69 deputetë). Me përllogaritjen e deritanishme, Partia Socialishte është 17 mijë e 590 vota para opozitës së bashkuar.

Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 194 mijë e 611 vota (38.77% ose ndryshe 54 ulëse), ndërsa LSI-ja ka 35 mijë e 927 vota (7.16 %, ose ndryshe 10 deputetë). Në Shkodër PD-LSI marrin 43.20 % të votave, shumë më tepër se PS-ja që ka marrë vetëm 29.83 %, ndërsa në Lezhë PD-LSI që marrin 55.9% kundrejt PS me 42.8%. Edhe në Dibër, PD-LSI kryesojnë me 50.2% kurse PS ndjek me 47.2%. Në Kukës PD-LSI kanë 62.9% të votave, kurse PS 35.9%. PSD ka 9 mijë e 745 vota, 1,94%.

Në 8 qarqet e tjera PS-ja kryeson me mbi 50%. Më favorite është në Durrës e Vlorë ku ka mbi 56.1% dhe 58.4% të votave në këto dy zona. Një zhvillim i papritur ka qenë edhe tërheqja e Tom Doshit nga procesi i zgjedhjeve. Me një letër drejtuar KQZ-së, Doshi kërkoi zëvendësimin e tij. Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 5384 votash (3 deputetë).

Sot, votimi për zgjedhjet parlamentare, ka nisur që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe deri në fund kanë ushtruar të drejtën e tyre 717,334 qytetarë shqiptarë, rezultat i lartë në krahasim me vitet e shkuara. Ndërkohë që 5199 QV kanë pritur 107 mijë e 024 të rinj, të cilët kanë ushtruar votën për herë të parë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe tre kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. I pavarur kandidon dhe minatori Elton Debreshi.

Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion. Exit Poll-et kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike, edhe pse rezultati ka qenë i ngushtë. Mesa duket do të jenë mandatet e LSI-së ato që do të vendosin krijimin e qeverisë së re.

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com