InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nesër votoni edhe për mua!

24 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nesër votoni edhe për mua!

Nga Edmond DEDGJONAJ

Kujtesa është një ndër armiqtë më të rrezikshëm të tiranive. Tiranët bëjnë gjithçka për ta fshirë kujtesën popullore në mënyrë që të ngulisin në mëndjen e njerëzve një realitet paralel imagjinar që u shkon për shtat atyre.
Megjithatë, përtej përpjekjeve, propagandës e fasadës së tiranive, ka disa momente, ngjarje apo pamje që mbeten të ngulitura në memorjen publike. Këto momente mbeten të pashqitura nga memorja e njerëzve për vetë atë çfarë ato përfaqësojnë si pika herë bashkimi e herë ndarje të thellë.
I tillë ishte mëngjesi i 17 majit të vitit të shkuar. Akoma pa zbardhur drita, në terrin e natës, tirania e kaloi cakun. Ruspa që në terrin e atij prag mëngjesi guxoi të gllabërojë godinën e Teatrit Kombëtar ishte rruspa që njëkohësisht gdhendi një trishtim të pashlyeshëm në ndërgjegjen e gjithësecilit prej nesh që beson tek liria.
Të gjendur në vazhdën e një serie veprimesh e vendimesh arbitrare të pushtetit që synonin kufizimin e hapsirave për njerëzit e lirë, teatri ishte simboli i qëndresës ndaj shtypjes. Atë mëngjes të trishtë, errësira e mendjeve të prishura në pushtet e goditi pa mëshirë edhe atë copëz lirie.
Për këdo që do artin e kulturën, teatri është strehëza ku dashnorët e fjalës e të artit ushqejnë shpirtrat e tyre. Teatri është tempull i ndërgjegjes së një qyteti, është memorja e përbashkët, është pikërisht ajo që tirania nuk do. Prandaj, banda nën petkun e shtetit e sulmoi atë mëngjes përdhunshëm, në pikun e pandemisë. E sulmoi ashtu siç sulmojnë barbarët, në terrin e natës, pa mëshirë.
I kishte të gjitha ai sulm neveritshmërisht i përdhunshëm: goditjen ndaj kujtesës historike, shtypje ndaj shpirtrave të lirë, harbutërinë e një shteti policor, përdorimin e injorantëve për të arritur qëllimet e pushtetit, shkatërrimin e qëndrës identitare të qytetit për përfitime të kastës, përdhosjen e ligjit, shprehjen më të ndyrë të arrogancës së tiranit. Me pak fjalë, 8 vite të mbrapshta të përmbledhura në një akt.
I kishte të gjitha për të mbetur në përjetësi si shprehja më e qartë se si shteti nuk duhet të jetë.
I kishte të gjitha për të mbetur në kujtesën tonë, sidomos nesër, përpara se të votojmë. Pothuajse një vit pas atij mëngjesi ku ruspa e pangopësisë së tiranisë e ktheu atë godinë në pluhur, shpirti i teatrit duket se na flet nga përjetësia e ndërgjegjes kombëtare: nesër votoni edhe për mua!

Të Lidhura

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com