InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Na nderove Agron Gjekmarkaj! Ti dhe të gjithë kandidatët e PD jeni ndryshimi!

23 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Na nderove Agron Gjekmarkaj! Ti dhe të gjithë kandidatët e PD jeni ndryshimi!

Nga Aleks KAPLLAJ

Na nderove Agron Gjekmarkaj!
Ti dhe të gjithë kandidatët e PD jeni ndryshimi!

Ndryshimi është Parlamenti me intelektualë dhe figura të pastra, ndryshe nga ai i Ramës!

Fushata elektorale që zhvilloi Partia Demokratike në Qarkun e Lezhës, ishte një shembull korrektësie e qytetarie me nivel të lartë kulturor, që s’ishte parë ndonjëherë. Të gjitha takimet me banorët e qarkut u shndërruan në Agorá të shprehjes së lirë të ideve dhe kërkesave të qytetarëve. (Ndërsa Agorá greke kishin afër Akropolin, ju ishit përpara Memorialit të heroit tonë kombëtar, duke u kthyer në Agorán e jetës, dijes, korrektësisë dhe respektit dhe përgjegjësi qytetare, për Beslidhjen Kombëtare, për të ardhmen dhe prosperitetin e këtij mijëravjeçari për Shqipërinë). Mbyllja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, pikërisht përpara Memorialit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e konfirmon këtë.
Cilësia e kandidatëve dhe kultura e tyre, reputacioni që kanë ata në aktivitetet e tyre profesionale dhe në komunitetet ku jetojnë, ishte garancia e pjesmarrjes dhe entuziazmit dhe e mbështetjes se tyre në të gjitha lagjet e qyteteve dhe fshatrave të mrekullueshme të qarkut të Lezhës.
Programi i Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe ai për Qarkun e Lezhës, i hartuar nga specialistë dhe ekspertë të ekonomisë, të huaj dhe shqiptarë, janë tregues të vizionit largpamës për zhvillimin e vendit tonë në të gjitha infrastrukturat rrugore, teknologjike dhe energjetike në shërbim të kulturës, arsimit, turizmit, agrikulturës dhe manifakturës, që ka si qëllim kryesor të krijojnë kushtet e zhvillimit individual të çdo shqiptari, që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Ju u bëtë zëri dhe graviteti i afrimit dhe bashkimit të intelektualëve, shkrimtarëve, poetëve, piktorëve e gazetarëve lezhjan, duke patur si qëllim kontributin në zhvillimin e Lezhës dhe Shqipërisë, ndryshe nga Rama që “afroi” të fortët, ku tregues i forcës sipas kritereve të tij, ishte trafikimi i vajzave shqiptare në vendet evropiane.
Të gjithë ju kandidatët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë jeni ndryshimi, jeni elita e perfaqësuesve në parlamentin shqiptar, duke e pastruar imazhin e Parlamentit te Ramës, që e mbushi me narkotrafikantë dhe të inkriminuar të gjitha llojeve të krimeve.
Ishit ju që afruar dhe bashkuat të gjitha kategoritë e profesionistëve dhe specialieveve dhe aktiviteve ekonomike në të gjithë vendin, për t’u bërë zëri i kërkesave dhe shqetësimeve të tyre e për t’u ofruar zgjidhjet e duhura.

Dëshiroj të ju falenderoj për përgjegjësinë që morët përsipër, si perfaqësuesit tanë në parlamentin shqiptar dhe impenjimin në veprimtarinë tuaj, për të na prezantuar sa më denjësisht në altarin më të lartë të ligjvënësit.
Na keni nderuar me komunikimin tuaj në këto 45 ditë, që edhe pse të lodhshme për ju e për ata që ju kanë shoqëruar, ishin ditë feste. (Me perjashtim të humbjes së jetës së qytetarit në Elbasan, që nuk duhej të ndodhte për asnjë arsye e duhej evituar nëse Istitucionet do bënin si duhej detyrën).

Asnjëherë në Shqipëri në këto 30 vjet demokraci tranzitore nuk kemi parë një fushatë kaq pozitive dhe etikë, ku si parim esencial është e mira e të gjithë qytetarëve, pa dallime bindjesh politike.
Për këtë arsye dua të ju falenderoj të gjithë ju kandidatëve të Partisë Demokratike, duke filluar nga zonjat e nderuara: Lindita Metaliaj, Roza Hilaj, Elda Hoti dhe njëkohësisht zotërinjtë Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Zef Gjoka, Salvator Kaçaj, Kastriot Piroli, Gjovalin Laska. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit të gjithë kandidatëve të ndryshimit të Partisë Demokratike në Shqipëri: Basha, Vokshi, Açka, Duma, Zhupa, Alibeaj, Spaho, Alizoti, Marku, Shehaj, Teliti, Hoxhaj, Gjoni, Leskaj, Elezi, Bushati, Pampuri, Baçi.
Na nderuat të gjithë dhe ju e meritoni perkrahjen tonë, mbështetjen tonë, votën tonë, sepse me ju ndyshon dhe fiton Shqipëria.
Faleminderit Gjekmarkaj!

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com