InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Po IKIN! Ministrat dhe kryeministria fillojnë e paketojnë plaçkat nga zyrat

22 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Deliri i Edi Ramës në Kongresin e PS: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë

Ministrat kanë filluar natën vonë të mbledhin plaçkat nëpër zyra duke i ngarkuar në makinat e tyre për ti larguar nga ndertesat e ministrive. Mësohet se disa ministra problematikë po shikojnë edhe njëherë dokumentat që kanë firmosur ndër vite, sepse qeveria e re PD-LSI do ti skanojë një për një për ti dërguar në SPAK. Po kështu dhe në zyrat e kryeministrisë po djegin shkresa e letra që mund ti komprementojnë pas 25 prillit.

Kur mbetën edhe tre ditë nga 25 prilli, humbja e Rilindjes duket edhe më e qartë. Të parët që kanë dhënë shenja humbje janë drejtuesit e saj. Deklaratat e Edi Ramës në fushatë, pa asnjë premtim, projekt apo dhe ide për qeverisjen e tij, tregojnë se kryeministri edhe vet nuk ka shpresë te mandati i tretë. Po bën një fushatë të sforcuar, me sharje dhe akuza dhe pa ngjyrat e zakonshme që ka veshur betejat e mëparshme elektorale si piktor politikë. Njerëzit që janë afër kryeministrit thonë se në publik ai tenton të duket i qetë, gjoja me batuta, por në ambientet private “nuk i flitet me gojë” dhe gjithë inatin e situatës kritike si Rilindje e derdh mbi ata që e rrethojnë.

Kryeministrit nuk i dalin llogarinë për fitore dhe megjithëse ka 4 vjet që investohet të shkatërrojë LSI-në, shifrat i thonë se gropën më të madhe në vota e ka pikërisht prej kësaj force politike. Ndaj dhe sulmet ndaj LSI, Monika Kryemadhit dhe kujtdo që është pjesë e kësaj partive nga qeveria bëhen përditë dhe më të rënda. E gjithë propoganda e Edi Ramës ka synim zbehjen e LSI, parti e cila bën qeverinë. Pra pa votat e saj nuk bëhet qeveria e re e pas 25 prillit. Ndaj të parët që po i largohen Rilindjes janë biznesmenët. Janë pikërisht ata njerëzit që rrinin paradite dhe pasdite në zyrën e kryeministrit dhe diskutojnë tendera, koncesione dhe investime “strategjike”, dhe në darkë vonë thonë “iku ky, të shikojmë andej nga opozita”. E kanë ndjerë klimën e humbjes në kampin e Rilindjes dhe po shohin të vendosin kontakte me palën tjetër, ose thjesht janë tërhequr për të parë zhvillimet deri në minutën e fundit. Ikja e tyre nga Rama është sinjali tjetër se dështimi është shumë afër. Goditja më e rëndë këto ditë PS-së nuk i erdhi nga opozita, por nga media. Publikimi në lapsi.al i bazës së të dhënave me të cilat shantazhonte PS qytetarët dhe spiunonte këdo, kanë krijuar një urrejtje dhe neveri për qeverinë. Të parët që janë distancuar nga PS janë të famshmit patronazhistë (fuksa). Nën presion publik dhe para fakteve që i nxorën si spiunë, militantët e vijës së parë të PS janë tërhequr dhe kanë lënë fushatën në mes. Askush nuk do të votojë më PS, pasi ka marrë vesh se i ka përgjuar dhe i klasifikon njerëzit jo thjeshtë në bazë të bindjeve politike, por dhe ngjyrës së lëkurës dhe besimit fetar. Nuk ka më të rinj dhe të reja që duan të identifikohen me një parti që është bërë në vitin 2021 çerdhe e spiuneve dhe promovon racizmin dhe ndarjet fetare e krahinore të Shqipërisë. Humbja është e qartë në PS dhe më mirë sesa kushdo tjetër këtë e kanë kuptuar ministrat e Edi Ramës. Thuajse të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar këto ditë po bëjnë gati plaçkat. Fillimisht po heqin dokumentet kritike nga zyrat e tyre. Po rishikojnë firmat që kanë hedhur në koncesione dhe në afera dhe po flasin me avokatë. Siç dihet, Edi Rama nuk ka firmosur asgjë problematike me dorën e vet, dhe nëse një ditë do të jepet llogari për krimet, të parët që do thirren në prokurori janë ministrat. Ndërsa këto orët e fundit po heqin edhe orenditë personale dhe gjithë objektet që mund të marrin me vete. Në disa ministri janë parë furgonë dhe kamionë transporti mallrash, gjatë orëve të vona të natës. Të gjithë ministrat po bëhen gati që më pas 25 prillit të mos jenë në Tiranë.

Fundi po vjen për Rilindjen.

Mili Xhani

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 prill 2026!

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com