Nga Ilir Allkja, mjek
Edi Rama për pushtet historikisht ka sakrifikuar gjithë miqtë e mikeshat , gjithë teoritë e doktrinat, gjithçka ka thënë e ka bërë .
Humbja e pushtetit, Ramën e përpëlit, ne një makth mbytës, e nxjerr tërësisht nga vetja, e çmend, dhe ai humb çdo arsye.
Për pushtetin e tij , Edi Rama historikisht ka lëpirë gjithçka ka pështyrë, dhe këtë e ka bërë publikisht me Fatos Nanon, të cilin e sulmoi fort në voter 2001-2007 , me Sali Berishën (amandamentet e ndryshimeve të kushtetutës 2008), me Ilir Metën(2013-2017) e tashmë po perpiqet ta bëjë me Lulzim Bashën .
Por tashmë ndëshkimi po të vjen Ram-zi, rrethi yt është ngushtuar.
Njerëzit e mençur e kanë kuptuar se ti i ke vjedhur, i ke shkelur , ata nuk do të votojnë.
Një tufë jeniçerësh të paguar e disa duzina injorantësh që nuk dinë se cfarë është liria e dinjiteti nuk të shpëtojnë dot !
Askush nuk e ka mbajtur përjetësisht pushtetin, sado është përdredhur e spërdredhur para fundit të tij !
Dhe e fundit, Lulzim Basha nuk të shpëton, ai është kundër teje e kundër establishmentit tënd !
Fundi yt është i sigurtë, Ramzi !











