InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Thank you, Yuri Kim!

14 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Thank you, Yuri Kim!

Nga Red VARAKU

Deklarata amerikane që të gjithë po prisnim para zgjedhjeve në formën e sulmit ndaj pushtetit dhe mbështetjes për opozitën erdhi e plotë dhe e drejtpërdrejtë përmes ambasadores amerikane Yuri Kim.

Me një qartësi të dhunshme dhe përmes një komunikimi që nuk le hapësirë për ambiguitet dhe me një fjalor identik me atë të liderit të opozitës ,në një intervistë në televizionin tonë shtetëror, ajo i ftoi shqiptarët të reflektonin dhe të votonin për ndryshimin.

Vendosmëria e saj shkoi deri aty sa për herë të parë sulmoi investimin më të madh amerikan dhe ndërkombëtar në vend , reformën në drejtësi duke e konsideruar SPAK një institucion pa kurajon e duhur për të luftuar krimin, që do të thotë në terma më të thjeshtë një institucion të kapur ose të paaftë.

Ky në fakt është një sinjal i madh për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar, sepse në rastin konkret ajo i hoqi mazhorancës dhe të vetmen kauzë të cilën ata po e shisnin si mbështetje ndërkombëtare dhe po mburreshin këto zgjedhje, pas asaj të rindërtimit dhe menaxhimit të pandemisë.

Në kuptimin politik kjo ndërhyrje e ashpër e ambasadores amerikane është një mbështetje e hapur për opozitën, e cila nuk ka ndodhur kurrë kaq hapur në historinë politike shqiptare 13 ditë para zgjedhjeve . Pas pluralizmit politik gjuha e ambasadorëve amerikanë ka qenë gjithmonë e përmbajtur para zgjedhjeve por kësaj here ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë në mbështetje të opozitës dhe kundër pushtetit .

Por, nëse ky qëndrim ishte befasues për shumicën prej nesh , ai në fakt ishte një qëndrim që pritej të ndodhte. Nuk duhet të harrojmë që kjo ambasadore u përzgjodh nga presidenti amerikan pikërisht një ditë para zgjedhjeve lokale që kjo mazhorancë ndërmori pa opozitën, në datën 29 qershor 2019.

Nëse do t’i referohemi tre çështjeve madhore për të cilat ajo u angazhua para senatit amerikan , institucionit më të lartë që merret me çështjet e politikës së jashtme amerikane , çështja e parë ishte zgjidhja e krizës politike shqiptare, që për kohën ishte një lajm i madh, sepse e pranonte krizën , ndërkohë që kriza mohohej si e tillë nga qeveria shqiptare.

Pra, për ata që duan të kuptojnë nuk kishte asgjë për tu habitur në qëndrimin e ambasadores amerikane. Qëndrimi i saj ishte i pritshëm dhe në vazhdën e axhendës së saj diplomatike për zgjidhjen e krizës politike shqiptare, për të cilën ajo kishte marrë dhe mbështetjen e Senatit dhe Presidentit Amerikan.

Ata që kanë pritur tjetër qëndrim kundrejt një regjimi tipik autokrat lindor si ky që ka instaluar kryeministri socialist, jo vetëm nuk e njohin diplomacinë amerikane , por nuk njohin thelbin e vlerave që SHBA beson dhe mbron.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com