InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Skandali/ Bushati: Mos fajësoni patronazhistët, ja ku gjendet celula

14 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Skandali/ Bushati: Mos fajësoni patronazhistët, ja ku gjendet celula

Pas publikimit të skandalit të vjedhjes së të dhënave nga Lapsi.al, mazhoranca ka nxjerrë justifikime nga më të ndryshme.

Për analistin e Lapsi.al, Andi Bushati, informacioni ka rrjedhur nga një socialist që merret me fushatën në PS.

“Sipas tij, këto informacione sensitive po përdoreshin nga persona të papërshtatshëm, për qëllime që i tejkalonin interesat elektorale të partisë së tij. Ndoshta ky i penduar për shumë nga rilindasit mund të konsiderohet një tradhtar, por ai është një hero i qytetarisë. Ai vuri interesin publik mbi partinë dhe për këtë duhet falenderuar.

Ne si redaksi, ishim prej kohësh në dijeni të kësaj databaze të dhënash, celula qendrore e së cilës thuhej se gjendej në zyrat e bashkisë. Kishim dëgjuar mjaft rrëfime për këtë. Madje edhe tregime pronarësh mediatikë, që shkonin aty për lejen e ndërtimit të radhës, e ku drejtuesit i tregonin përkatësinë politike të gazetarëve të tyre.

Për hir të së vërtetës kishim dështuar ta provonim me fakte atë që dinim dhe nuk patëm mundur të shkruanim për këtë skandal. Në momentin kur pothuajse hoqëm dorë, na erdhën provat e funksionimit të këtij piratimi gjigant,” shkruan Bushati.

Më tej ai thekson se opinioni publik nuk duhet të fajësojë ata që njihen si patronazhistët, por ata më lart që kanë gisht në këtë skandal të rëndë.

“Të kapur ngushtë, propagandistët e rilindjes kanë ngritur dyshime se ato dokumente janë kot, se ka shumë pasaktësi, duke përmendur emra të njohur publikë, përkatësia e të cilëve njihet, por në dokumente figurojnë se votojnë për dikë tjetër.

Po, kjo është deri diku e vërtetë. Edhe unë kam ndeshur në emra familjarësh apo të afërmish të mi, që e di se votojnë për PS dhe që patronazhisti i ka futur në kolonën e të pasigurtëve. Por këtu ka një problem që duhet sqaruar. Vjedhja industriale, ajo e bërë nga lart është e precize. Numrat e telefonit, ato të ID, janë të gjitha të sakta. Pra ku ka ndërhyrë pushteti, ai nuk ka gabuar. Ku i është lënë në dorë militantëve fundorë të bazës, aty ka ndonjë lajthitje. Tek këta të fundit, qoftë nga padija, qoftë nga meskiniteti i vasalit për ndonjë përfitim të vogël, vërehen gabime. Por kjo nuk i heq asnjë presje- dhe aq më pak shërben si alibi-, krimit të grabitjes të të dhënave personale për qëllime elektorale. Mentaliteti i dikurshëm, i trashëguar nga partia e vjetër, se nuk di gjë Enveri pasi zullumin e bëjnë ata poshtë, nuk është fare bindës”.

“Ndonëse me trishtim kam vënë re këto ditë, se kjo lloj mendësie është ende e fortë. Që kur Lapsi.al publikoi lajmin se e posedonte këtë dosje të nxehtë, në redaksi ka vërshuar një fluks i paparë kërkesash, me emaile, mesazhe, në whatsapp dhe inbox, ku qytetarët kërkojnë të dinë emrin e patronazhistit të tyre. Kjo lloj mënyre të menduari, tejet personale dhe sipërfaqësore, ngjan shumë me atë të kohës së diktaturës, kur njerëzit përçmonin spiunin e lagjes që i vëzhgonte dhe jo regjimin që ia kishte sjellë tek dera.

Ndonëse shumë prej atyre që e kanë kërkuar ne ua kemi dhënë emrin e përgjuesit të tyre, kjo nuk është mënyra më e mirë për ti’u qasur këtij skandali. Presioni publik nuk mund të bjerë tek ata militantë të ngratë, që nga kërrusja e shtyllës kurrizore, apo nga paaftësia për të kuptuar, janë bërë pjesëtarë në një krim. Pavarësisht nga kjo, ata janë të ngjashëm me personazhin e famshëm të Oruellit, Ëinston Smith, i cili shërben për të shpjeguar një sistem me prirje totalitare. Pra, faji nuk mund të gjendet tek të vegjlit. Por shumë më lart. Tek ata që na kanë grabitur si mish për top në funksion të zgjedhjeve dhe që po ia toleruam këtë, nesër do na rishesin edhe te oligarkët apo qendrat tegtare, si masë konsumatore të cilës i duhen vjelur edhe kacidhet e fundit. Ky është realisht thelbi i këtij skandali që e tejkalon 25 prillin: sepse ai na zhvesh çdo lloj privacie, qoftë ndaj pushtetit të politikës, qoftë ndaj atij të parasë”.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com