InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Blerina Llalla: Kalaja Elbasanit sot foli Blu!

11 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Blerina Llalla: Kalaja Elbasanit sot foli Blu!

Në 8 Vite të qeverisjes së Rilindjes për Kalanë e Elbasanit z. T. Balla na del në fushatë me premtime për projekte në zhvillim të saj. Me çfarë guximi?!

Kur mjafton të bësh një xhiro brenda saj dhe kupton që dita-ditës ka humbur autenticitetin e saj! Ku betoni ka vijuar zhvillimit dhe parimet e konservimit, parimet e restaurimit, mirëmbjajtjes nuk janë respektuar rigozorisht. Asistenca shtetërore në rilevimin e banesave dhe në ruajtjen e peisazhit historik, autenticitetit dhe shumë detajeve me vlera historike, mbi dhe nën tokën e asaj Kalaje ka qënë thuajse zero. Përveç një kalldrëmi që sërisht do rishikuar pasi nuk janë konsideruar të gjitha rruginat e Kalasë, por vetëm në dy-tre akse kryesore, pastaj kemi llucën në ditë shiu dhe mbetjet e kalldrrëmeve te vjetra të rrënuara. Po të dalim jasht Kalasë kemi pikën e Ish-Infopoint, aty përbri Rrapit Shekullor të Bezistanit dhe sitit Extramuros, tashmë shndërruar në kafene. Kjo është ironia që i vete përkundër politikës tetë vjeçare dhe ironive kryeministrore shpotitëse ndaj shqiptarëve duke u thënë:- doni vetëm kafene! Po ja pra, që ju këto subjekte dhuroni sepse jeni te gatshëm që edhe mbi sitet historike të bëni biznes me qëllim përfitimi pa ju interesuar vlerat që mbart toka dhe çdo qytet në Shqipëri. Përtej grabitjeve me stil që i dini vetë. Katakombet heshtin, katakombet flasin!

Gjithsesi të qëndrojmë në Kalanë për të cilën një Librazhdiot s’mund ta marrë me premtime boshe për të ëndërruar projekte për biznese klienteliste aty rrëzë portës siç kanë bërë dhe në qytete të tjera. As që mund t’i gënjeni qytetarët Elbasanas me një deklaratë të tillë, do rikthejmë Kalanë në pikë atraksioni, kur Elbasani u hoq dhe nga lista e guidave turistike ditore.

Kalaja i përket Elbasanllijve dhe jo Librazhdiotëve që duan vetëm para dhe nën zanatin e druvarit po shpyllëzojnë kodrina e male të Qarkut tonë, thjesht bëjnë dru e pazarllëqe!
Kalaja i përket atyre Elbasanllinjve që janë model i kulturës, qytetërimit, dijes dhe harmonisë në të cilën kanë jetuar ndër dekada! Nuk i përket ushtarëve të zinj qe mbjellin dhunë, padiruri dhe vese të ulëta!

Përtej garês politike dhe takimeve elektorale që ju sërisht i zhvilloni me pakicat tuaja dhe ne restorante te mbyllura si vijimësi e show-t Kryeministror vetëm në këndin ku mendoni se merrni votat falë ndonjë aletati biznesmen, sot në Elbasan Kalaja ndryshe nga sa e trajtoni ju Rilindasit, foli ndryshe! Foli Blu! Si ajo blu-ja mbreterore e dijeve! E kaltra qiellore simbol i mendimit të ndritur! Si blu-ja simbol i ngjyrës më të lartë në hierarkinë kolorike! Qiellore!

Sot në mënyrë simbolike Kalaja u gjallërua plot energji, vitalitet dhe buzëqeshje, që japin shpresë! Tej e tej! Sepse gjatë vizitës së sotme kreu i Partisë demokratike mblodhi në këtë Kala, familjet e vjetra autoktone Elbasanase, në zonën e Amfiteatrit, dhe përbri Torrës gratë Biznesmene, simbol i një fortese të qëndrueshme, e nevojshme për zhvillimin jetën e qyetetit, brenda dhe jashtë Kalasë! Përbri asaj Torre që sheh dhe Tomorrin! Fronin e Shenjtë që jep urata dhe bekime për Shqiptarët! Bekim, siç janë femrat, gratë dhe nënat Shqiptare! Sheh rendesine Historike te Shqipërisë! Ndërsa në Torren Lindore gelonte gjallëria rinore, në atë Torrë nga ku sheh Teatrin, shtatoren e Kristoforidhit dhe të vjen ndërmend sakrifica për Alfabetin e artë shqip. Nga aty ku shikimi shtrihet tej e tej bulevardit qëndror deri ne Stadiumin e qytetit, malin Kraste dhe vargmalet përreth. Nga kjo torre ku simbolikisht sheh qyteterimin, të ardhmen nëpermjet të rinjve, e sheh kulturën, dijen, sportet, peisazhin, relievin, sahatin, dhe vetê kalane nga Qëndra Historike e Shqipërisë!

Sot Kalaja zyrtarisht ishte e atyre qytetarëve që mund të sjellin Pranverën, nën qiellin blu në emër të së ardhmes të Shqipërisë! Nje qiell boj Mavi s’mund të ekzistojë mbi një qytet si Elbasani, num sjell jetë! Lejlaja, simbol i ngjyrave te arrogancës në disa teori, që lartgjatësia duhet t’i dijë mirë si artist…!

Kalaja sot zyrtarisht foli blu, në rrugina dhe Torrat janë tonat Taulant e Ram!

Tani presim të vijë Sahati, më datë 25 Prill!

Dhe kembanat do bien per fitoren tonë, ato të tjerat per mortin e tradhetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë që po e shesin lirë në emër të Rilindjes! Atyre që trazuan qytetin me zhvillimin e krimit dhe punëve të zeza, por që Kalanë s’mund ta marrin kurrë! I ka rezistuar historisë, do t’ju rezistojë dhe juve!
Fitorja, ndryshimi dhe revolucioni do të vijë nga qëndra! Nga Elbasani kulturës, dijes, harmonisë ku thyhen të gjitha dialektet ku bashkohen Gegë e Toskë! Ku lindin nën-dialektet dhe gershetohen me njëri-tjetrin ndër shekuj perbri Korridorit Tetë, në të cilin Taulanti nga Librazhdi çirret për një Torrë me kokën nga kodrat me pyjet e zhveshura tashmë!

Ju se betë dot! E bëri Lulzim Basha, në një kohë rekord! Dy Torrat janë Tonat Tashmë!

Ata të tjerët ofronin paradë makinash, për një foto, nga ku Kryebashkiaku organizator u turr për fushatë në Gramsh, ndërsa Tao ideatori pinte kafenë e fushatës me rininë e bulevardit që do party, sepse kështu i do partia, në shërbim të biznesit dhe të mund t’i shajë po në emër të fushatës! T’u bëjë dhe presion për zëvëndësim në emër të Turqizimit dhe Emigrimit Londinez!

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com