Deromemaj: Rama duhet në koshin e historisë, si një ëndërr e keqe e një populli të tërë

Nga Genc DEROMEMAJ, kryetar i PD, dega Vlorë

Si mund të durojë kaq shumë një popull! Rama është kulmi i durimit të një populli!

Të një populli që po e shkund dhe po e varfëron nga të gjitha anët.

Që sillet me Shqipërinë e Shqiptarët ashtu si nuk është sjellë asnjë pushtues me të!

Që për Tekat dhe Paaftësinë e tij po na çon përditë drejt greminës ekonomike dhe shpopullimit.

#110Milion eurot duhet t’i paguajë ai dhe vetëm ai, ndaj edhe Vlonjatët e Shqiptarët duhet të reagojnë fuqishëm përballë një situate të tillë.

Ky njeri do hedhur në koshin e historisë, si një ëndërr e keqe e një populli të tërë


.

#25Prilli nuk është larg!

Atë çast e atë ditë të votimit kujtoni si është sjellë ky mendjeprishur me Shqipërinë, si është tallur me Shqiptarët, si nuk mbajti i njëherë përgjegjësi për vuajtjet që shkaktoi.