Shpetim AXHAMI, kryetar i PLL
Sot ne këto momente u vendos fleta e votimit me numra matrikullues e jo me emra si dhe duhet.
Na kujton numrat identifikues të kampeve të përqëndrimit komunist e ato të kampeve naziste hitleriane.
Eshtë thjeshtë fshehje e fytyrave te atyre që zyrat e shtetit i kane kthyer, gjatë pushtetit të tyre, në zhvatje xhepash për qytetaret.
Eshtë fshehje e atyreve që meritojnë ndeshkim për shkak të korrupsionite krimit të stimuluar prej tyre deri aty sa nuk e dinë as vetë se ku i kanë numrat e llogarive bankare e tapite e pronave dhe vilave.
Eshtë limiti i një maskarade zgjedhore për lista të hapura, votë proferenciale e demokraci pluraliste te vertetuar “gënjeshtër”.
Zgjuarsia qytetare do të dijë të ndëshkojë minjtë që fshehen nën numrat matrikullues të vendosur nga kryetarët e partive qe nuk pranuan lista te hapura, me kandidate të afruar nga sekserë që nuk ju intereson zhvillimi i vendit por ju intereson përfitimi i tyre brenda një jëtë individuale të rrethuar me privilegje deri tek ato qe nuk thuhen publikisht…
VOTUESI DO TE DIJE TE VENDOS NDRYSHIMIN POLITIK E ATË CILESOR INDIVIDUAL!











