InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Takimi në familjen që ka kaluar Covid-19/ Basha: Mbështetje financiare për ata që e mbuluan me shpenzimet e veta

3 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Takimi në familjen që ka kaluar Covid-19/ Basha: Mbështetje financiare për ata që e mbuluan me shpenzimet e veta

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka vizituar një familje në Tiranë, që kanë kaluar COVID-in. Ata u shprehën se COVIDI-n e kanë kaluar në shtëpinë e tyre dhe të gjitha shpenzimet i kanë mbuluar vet.

Basha përsëriti zotim e Partisë Demokratike që parashikon mbështetjen financiare për të gjithë ata persona që COVID-in e kanë mbuluar me shpenzimet veta.

Bashkëbisedimi

Lulzim Basha: Si jeni me shëndet?

Qytetari: Mirë.

Lulzim Basha: Me Covid-in?

Qytetari: E kemi kaluar të dy.

Lulzim Basha: Në shtëpi?

Qytetari: Po, në shtëpi.

Qytetarja: Tani kemi disa pasoja.

Qytetari: Zonja e pati më të rëndë, me oksigjen.

Lulzim Basha: Shpenzimet?

Qytetarja: Të gjitha vetë.

Lulzim Basha: Të gjitha shpenzimet nga xhepi besoj?

Qytetari: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh.

Lulzim Basha: Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare. Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale.

Familja vuan dhe emigrimin e fëmijëve. Duke i shpjeguar Bashës mundin që kanë patur me sigurimin e vizave për të lëvizur në Europë, ata e falënderuan për kontributin e tij për heqjen e tyre. Basha tha se sfida e radhës është bërja realitet e votës së emigrantëve, që është edhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme. Sipas tij, kjo gjë u mundëson atyre të kontribuojnë në vendin e tyre.

Qytetarja: Fëmijët i kemi në emigracion.

Lulzim Basha: Sa fëmijë keni?

Qytetarja: Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është… domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane.

Qytetari: E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundit. Kemi heq siklet i madh ajo puna e vizave. Domethënë njerëzit nuk e vlerësojnë por është një fitore e jashtëzakonshme. Kujtohet i bëmë dosjet të dy nga kaq ne. Na i mori të gjithë atë lodhje që kishim heq e mori e hodhi aty dhe na e aprovuan na e dhanë vizën me fjalë e ke parasysh nuk po flas vetëm për punë shpenzimi që duhet bërë. Nuk e fus fare atë se shyqyr në punë ishim të dy.

Shiko vizat kanë qenë një stres i madh. Morëm vizat, shkuam atje edhe pastaj kemi shkuar edhe pa viza më vonë që shkuan në Angli më pas. Tjetër gjë komplet edhe pas kësaj radhe nuk kemi dal më.

Lulzim Basha: Tjetra që është shumë e rëndësishme është që ne do t’ua mundësojmë votimin. E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bёjmё realitet. Por mё e rëndësishmja ёshtё se vota e emigrantëve qё ёshtё shumë e rëndësishme nё vetvete, tё fillojmë t’i krijojmë kushtet qё ata qё kanё dëshirë tё kontribuojnë nё vendin e tyre, tё kenë mundësi tё kthehen.

Siç qe njё kohë qё vinin e hapnin njё biznes apo tё specializuar si vajzat tuaja duhet tё kenë njё vend nё administratë, por ne e dimë kushtet qё kanё sot nё Francë janë tё pakrahasueshme me ato tё administratës dhe gjithё vendet e Ballkanit. Çfarë bёjnё? Krijojnë fonde tё posaçme pёr t’i paguar, pёr tё thithur trurin, pёr tё shërbyer nё vendin e tyre. Europa ka fonde tё posaçme pёr kёtё punë dhe ky ёshtё njё pjesë. Kjo ёshtё njё pjesë e rëndësishme e programit qё kemi dhe ne e kemi hartuar me shoqatat e diasporës se nga si domethënë nga largimi i trurit të sjellin Shqipërinë në një situatë ku të përfitojë nga më të mirët që janë larguar kanë krijuar një provojë e janë gati të vijnë të kthehen të shërbejnë.

Dhe ajo që e zgjidh këtë është votimi elektronik dhe ne do ta bëjmë realitet për të gjithë shqiptarët dhe për shqiptarët e diasporës. E dyta, ti krijojmë mundësinë të kontribuojnë si në sektorin publik ashtu dhe në sektorin privat. Kur them sektorin publik nuk kam parasysh vetëm administratën shtetërore, kam parasysh edhe kulturën, shkencën, universitetet dhe kur kam parasysh sektorin privat, Greqia, Italia, Irlanda, Izraeli, janë vende të cilat kanë, për shkak të historisë, edhe ata kanë diaspora të mëdha. Të mësojmë pak nga përvojat e tyre pozitive, se si kanë arritur ata, se nuk është vetëm punë lekësh është dhe punë dijesh, kapitalin por dhe njohuritë e tyre ti transferojnë të funksionojnë për ekonominë shqiptare. Duhet një program që t’i stimulojë të kthehen, të hapin një sipërmarrje, të investojnë në një sipërmarrje, të punësojnë, të transferojnë atë që kanë mësuar. Ne vetëm përfitojmë si vend në qoftë se do jua hapim dyert dhe natyrisht ju përfitoni si familje se i keni këtu afër.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com