InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Edi Rama si një rraqe për tu hedhur” – Agron Gjekmarkaj ia numëron një më një

28 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Debati i fortë/ Gjekmarkaj-Ramës: Ti je dhunues, ke vrarë demokracinë, do kesh fatin e diktatorëve…

Kandidati për deputet i PD, Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur si një rrobë që duhet flakur. Ai është shprehur se, Rama do t’i humbasë zgjedhjet me meritën e tij dhe se nuk ka patur asnjë sukses gjatë qeverisjes.

Gjekmarkaj i ka numëruar një më një kryeministrit modelet negative që ka shfaqur në këto tetë vite qeverisje.

“Edi Rama si një rraqe për tu hedhur ! Edi Rama i humbet zgjedhjet për meritën e vet të plotë! Ai nuk ka patur asnjë sukses në qeverisje por shumë të tillë në modele! Mund ti rreshtojmë disa. Rama është Kryeministri më i gjatë, më shallvarëgjëri, më ekzibicionisti në gojështhurje , më arroganti, peng i lacave dhe bracave, rrugëhapësi i tyre në parlament e pushtet lokal.Gënjeshtar organik, bahçevan i banalitetit , kultivues i servilizmit, rrafshues i parasë publike, lerues i arave kanabike, debues i shqiptarve në emigracion, i dyshimtë vetë si emigrant.I papunë me shume fjalë mbi punën, natës i thotë ditë e ditën e bën të padobishme, kapës i drejtësisë i kapur vetë nga të padrejtët, lubrifikant i korrupsionit vetë më mendime të thata, zaptues i hapsirës mediatike në të cilën ka plot kamerierë lepe peqe. Mit për Elisën, Etildën, Ogertën, Damjanin, Arbenin, Nikon, Beqen e shumë të tjere kulturogë e akademikë si këta dhe bashkë me ta i urryeshëm për shumicën e shqiptarve !”, shkruan ai.

Më tej, Gjekmarkaj është shprehur se, në këto tetë vite, kryeministri ka bërë vetëm premtime dhe gënjeshtra. Ai ka theksuar se pas 25 Prillit, populli do të kthehet dhe Rama do të ikë.

“Edi Rama ka tetë vjet që detyroj popullin të ikë, tani do të kthehet Populli dhe do ikë Rama. Si saraj personal e ka bërë Shqiperinë së bashku me sejmenet e tij pa gjini ! Ai vetëm premton dhe në çdo rast kuturis një genjeshtër!

Tani atë që se ka bërë në tetë vjet na premton se do e bejë në katër ! I janë zëne veshet , i janë lebyrur sytë.Nuk kupton që Shqiperia kërkon dëbimin e tij por jo, ai kacavirret me thonj, këlthet , ulëret bërtet! E ka tejkaluar me kohë merzinë, çdo cak të dëmit po ashtu, duke fituar perbuzjen e popullit të tij ! “, vijon më tej Gjekmarkaj.

“Edi Rama është kurajoz , është kurajoja e atij që ka frikë e atij që njeh vetveten në raport me bemet e pushtetit dhe fatin e mepasëm dhe o burra kerkon e kerkon me kotelet e tij nga pas që mjaullijnë si shpirt i keq!Edi Rama është i paditur, i palexuar në thelb i pashkollë me aftësi jo të vogla manipulimi!Edi Rama nuk ka më program, nuk ka më skuader, nuk ka me forcë , është thjeshtë një rraqe e historisë tashmë që po shkon pandalshem në muzeum ose tek kater penxheretë!Në Lezhë po nxjerrim lënden e parë për t’ja bërë sa më te lehtë jetesen e re!”, ka përfunduar.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com