InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dr. DASHO: A po sjellin ‘shpëtimin’, vaksinat kineze?!

27 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Vaksina anti-covid, çfarë rrezikon në Shqipëri?

Nga Erion Dasho.

Ardhja e një milion vaksinave kineze po shihet dhe interpretohet nga fanfarat e Boratit si fitorja përfundimtare mbi virusin. Të krijohet përshtypja se, po të lihet në dorën e Edi Ramës, dita e ardhjes së vaksinave mund të zyrtarizohet si një datë historike, një farë “nëntori i katërt” i “Skënderbeut” tonë të dytë.

Si qëndron e vërteta?

Ndërkohë që makineria propagandistike e pushtetit po sajon farsa vaksinimi në sheshe dhe stadiume, rreziku i infektimit dhe humbjes së jetës vazhdon të qëndrojë si shpatë Demokleu mbi kokat e shqiptarëve.

200 mijë vaksinat kineze të ardhura pardje shërbejnë për të imunizuar 100 mijë persona ose rreth 4% të popullatës adulte. Edhe sikur të 1 milion dozat e CoronaVac të aplikohen brenda prillit (gjë që nuk ka të ngjarë për shkak të paaftësisë totale të qeverisë), ky numër të vaksinuarish përsëri nuk shkon më tepër se 20% e popullatës.

Le të shohim se ç’ka ndodhur në vendet e tjera kur janë vaksinuar këto përqindje të popullsisë.

Vaksinimin e 20% të popullsisë Izraeli e arriti në janar, kurse Britania e Madhe në shkurt. Izraeli që nga arritja e këtij objektivi ka shënuar 1,369 humbje jete (1 shkurt deri më sot), kurse Britania e Madhe 3,638 (1 mars deri më sot).

Të mos harrohet se Britania e Madhe dhe Izraeli kanë aplikuar Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna që ofrojnë mbrojtje 90 deri 95% dhe jo CoronaVac me aftësi mbrojtëse 50%!!!

Për më tepër Izraeli dhe Britania e Madhe nuk i varën shpresat vetëm tek vaksina. Ato testojnë dhe gjurmojnë aktivisht rastet, vazhdojnë me masat kufizuese, ndërkohë që kanë sisteme shëndetësore të aftë të ofrojnë kujdes shëndetësor 360 gradë për të infektuarit, të sëmurët dhe personat me komplikacione të rënda të virusit.

A i ofron sistemi shëndetësor shqiptar këto mundësi??!!

Borat!

Ti po sjell një milion vaksina kineze dhe po organizon farsa vaksinimi, por je aq larg të thirrurit fitore mbi virusin sa ç’ke qenë në shkurtin e kasaphanës mbi shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, muajin kur vdisnin mbi 2 mijë shqiptarë!

5 apo 10% e popullatës që do të vaksinohet deri në fund të prillit (edhe kjo vetëm nëse të paaftët e komitetit tënd do të arrijnë të organizohen siç duhet) nuk mjaftojnë aspak për të kontrolluar përhapjen e virusit!

Madje, siguria false që krijohet nga ideja e gabuar “shpëtuam se erdhën vaksinat” mund të jetë shumë më e rrezikshme sepse njerëzit mund të mos zbatojnë edhe ato masa minimale mbrojtëse që ekzistojnë sot.

Borat!

Ti po sjell vaksina për të vaksinuar 20% të popullatës brenda verës (atë shifër që Serbia e ka arritur sot), por spitalet e tua kanë ende një vdekshmëri gati 100% të pacientëve të intubuar dhe rreth 60-70% të pacientëve të shtruar në reanimacion.

Nëse mendon se duke organizuar cirqe vaksinimi (sepse nuk mund të quhet “fushatë” vaksinimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej), qytetarët do të harrojnë 9,000 të vdekurit e deritanishëm nga COVID-i, gabohesh rëndë!
9,000 vdekjet, pjesa dërrmuese e të cilave në shtëpi nën kujdesin e familjarëve të tmerruar nuk amnistohen!

Familjet e rrënuara ekonomikisht prej mbi 200 milion euro shpenzime nga xhepi për trajtimin e COVID-it nuk ta falin lehtë katastrofën që u shkaktove shqiptarëve!

Për të gjitha këto ti dhe boratët e tu do të jepni llogari në dhe pas 25 prillit!

Borat!

Me vaksinën tënde elektorale të cilën e solle me dritëshkurtësi ditën e çeljes së fushatës, njerëzit po tallen.

Me nxjerrjen e njerëzve në shesh për t’u vaksinuar, ti Borat po bën mitingun elektoral që nuk bëre në 25 mars. Në kurriz të atyre që duhej t’i kishe vaksinuar në poliklinika dhe qendra shëndetësore si njerëz dhe jo nëpër sheshe dhe stadiume!

Ata të cilët me dallkaukllëk i quan “gjyshër” dhe për shëndetin e të cilëve bën sikur të zë meraku, e kuptojnë shumë mirë se tashmë po përdoren si figurantët e fushatës tënde elektorale!

Si kamuflazhi i një viti dështimesh ku mijëra prej tyre nuk po ja arrijnë ditës së vaksinimit për fajin tënd dhe të boratëve të tu!

Shqiptarët janë të zgjuar, Borat!

Ata nuk mashtrohen lehtë.

Do ta kuptosh shumë shpejt…

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com